
Jennifer Lopez ka habitur me një deklaratë të sinqertë gjatë një interviste në podcast-in “Films To Be Buried With”, të drejtuar nga aktori Brett Goldstein, ku foli për admirimin e saj ndaj filmit kult “True Romance” të vitit 1993.
Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare tregoi se është e fascinuar nga personazhet komplekse dhe atmosfera e errët e filmit, i cili rrëfen historinë e një adhuruesi të kulturës pop që përfshihet në botën e krimit dhe mafias.
Lopez vlerësoi interpretimet e aktorëve si Christian Slater, Val Kilmer, Patricia Arquette, Dennis Hopper dhe Christopher Walken, duke i cilësuar ato si të paharrueshme. Ajo përmendi gjithashtu Brad Pitt, James Gandolfini dhe Gary Oldman, duke theksuar se performancat e tyre i japin filmit një energji të veçantë.
“Do të bëja seks me secilin prej tyre, gjë që tregon shumë për anën time të errët”, u shpreh Lopez, duke shtuar se aktorët ishin “jashtëzakonisht të mirë” dhe se prania e tyre në ekran krijonte një dinamikë shumë të fuqishme.
Artistja veçoi edhe skenat e Patricia Arquette dhe James Gandolfini, duke lavdëruar intensitetin emocional të tyre dhe duke e cilësuar “True Romance” si një nga filmat më unikë të zhanrit.
