KreuCelebrity

Romanca po bëhet serioze? Selin dhe Gimbo marrin hapin e rëndësishëm në çift

Romanca po bëhet serioze? Selin dhe Gimbo marrin hapin e

Selini dhe Gimbo po e jetojnë romancën e tyre më të fortë se kurrë pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”. Dyshja, që fitoi vëmendjen dhe simpatinë e publikut gjatë spektaklit, duket se tashmë ka vendosur ta çojë lidhjen në një tjetër fazë.

Burime për Prive By Liberta Spahiu bëjnë me dije se ata kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë, duke kaluar tashmë një pjesë të mirë të kohës nën të njëjtën çati. Edhe pse angazhimet profesionale të Gimbos e mbajnë shpesh në lëvizje, kryeqyteti shqiptar duket se është kthyer në vendin ku ai po kalon më shumë kohë pranë Selinit.

Mes udhëtimeve, koncerteve dhe planeve për sezonin veror, çifti po arrin të gjejë balancën për të shijuar marrëdhënien e tyre larg zhurmës së ekranit. Ata po shfaqen më të afërt se kurrë, duke lënë të kuptohet se lidhja e nisur në reality show po forcohet çdo ditë edhe në jetën reale.

Ky hap i ri duket se është një sinjal i qartë se historia e tyre nuk ishte thjesht një romancë televizive, por një raport që po merr formë serioze edhe jashtë formatit.