KreuCelebrity

Rikthim surprizë në Kënga Magjike, Klejvis Saliaj sërish në skenë

Rikthim surprizë në Kënga Magjike, Klejvis Saliaj sërish

Pas 15 vitesh larg skenës muzikore, Klejvis Saliaj rikthehet në “Kënga Magjike 2026”. Dikur pjesë e festivaleve dhe produksioneve muzikore shqiptare, ai u shkëput nga muzika për t’iu përkushtuar gazetarisë dhe më pas një karriere drejtuese në Teatrin e Operës.

Saliaj do të jetë pjesë e edicionit të këtij viti të “Kënga Magjike”, ku në skenë do të ngjiten edhe emra të njohur të muzikës shqiptare si Anxhela Peristeri, Marsela Çibukaj, Renis Gjoka, Alban Kondi, Fabian Basha, Lore dhe artistë të tjerë.

Producenti Ardit Gjebrea ka paralajmëruar një edicion me shumë emra të njohur dhe prurje të reja muzikore, ndërsa Klejvis ka preferuar të mos japë shumë detaje rreth projektit të tij para prezantimit zyrtar. Ai ka zbuluar vetëm se bëhet fjalë për një këngë “stil”, e realizuar nga dy emra të njohur të muzikës shqiptare.