KreuCelebrity

Ekskluzive/ Iva Mera: Rikthimi në ekran, jeta në fshat e marrëdhënia me Arturin dhe Amarin!

Ekskluzive/ Iva Mera: Rikthimi në ekran, jeta në fshat e

Nga Nada Biraçi

Fotografia: Gent Onuzi 

Në ekran do ta rikthente një program familjar, zhaner me të cilin duket se Iva Mera identifikohet. Megjithatë, moderatorja dhe sipërmarrësja tregon për “Bordo” se nuk ka ngut për televizionin, pasi për momentin gjithë energjia dhe fokusi i saj është te bujtina e familjes në fshatin Petrelë, si dhe përkushtimi i përditshëm si mami i Artur dhe Amar.

Iva Mera, si t'ju prezantojmë si sipërmarrëse apo moderatore televizive?

(Qesh) si të dëshironi ju! Për mua në të dyja emërtimet ndihem mirë, sepse të dyja i kam bërë, dhe i bëj me shumë dëshirë dhe pasion. Për mua kjo është shumë e rëndësishme, puna që bëj, emërtimin e le gjithmonë pas.

Marrëdhënia juaj me ekranin është ‘on and off’, shfaqesh e zhdukesh!

Zanafilla ime në ekran ka nisur që në vitin 2008, ku për të parën herë u vura përballë emocioneve të kamerave dhe asaj ndjesie aq të bukur që të falë televizioni. Dalja ime e parë ka qenë në televizionin Klan, së bashku me mikun tim Albert Dumani. Që nga ajo ditë e për dhjetë vite me radhë isha pjesë e televizioneve të ndryshme, si TV Klan, RTSH, Digitalb, Albanian Screen. Televizionin e kam parë gjithmonë si dëshirën dhe pasionin tim, jo profesionin tim. Personalisht mendoj që secili prej nesh, ka një standard klasifikimesh personale për të pozicionuar, çka është primare dhe e bëjmë vetë renditjen e prioriteteve në jetën tonë. Nëse më është dashur të bëj sakrificën, kam zgjedhur që sakrifica të jetë për fëmijët, familjen, sipërmarrjen tonë familjare. Kjo s’do të thotë që i kam thënë jo kategorikisht ekranit, por nëse ka qenë momenti i duhur dhe koha e përshtatshme e kam bërë me dëshirë, në të kundërt e kam renditur në listën e gjërave, që mund të bëhet edhe më vonë.  

Ekskluzive/ Iva Mera: Rikthimi në ekran, jeta në fshat e

Ju mungon ekrani?

Dalja në ekran përveçse të jep kënaqësi, kërkon shumë përgjegjësi, përgatitje, përkushtim dhe ndonjëherë me fluksin e ditëve, mendoj që më mirë të mos e bësh nëse s’ke kohën dhe kushtet për ta bërë siç duhet. Por kjo s’do të thotë, që nuk më mungon magjia e ekranit.

Çfarë projekti do t’ju sillte sërish në ekran?

Unë jam pozicionuar gjithmonë si moderatore e programeve familjare, ku targetgrupi ka qenë e gjithë familja. Ndoshta një projekt i tillë mund të më sillte në ekran, dhe për shkak të kushteve që ndodhem, do të ishte zgjedhja e duhur një program 1 herë në javë.

Shihni televizor? Çfarë ju pëlqen më shumë?

Televizor shoh në mbrëmje, ndoshta sepse ai është momenti kur mblidhemi të gjithë në shtëpi. Zakonisht më gjen para ekranit për të parë ndonjë film, shumë rrallë diçka tjetër specifike, vetëm nëse ka ndonjë ndodhi, që ka krijuar interes publik.

Ekskluzive/ Iva Mera: Rikthimi në ekran, jeta në fshat e

Keni zgjedhur të mos i ekspozoni djemtë në rrjete sociale, pse?

Mendoj që është më e drejta dhe më e sigurta për ta.

E keni ndjerë ndonjëherë tundimin, për t'i postuar?

Zakonisht cilësohem si njeriu më asocial i rrjeteve sociale, sepse edhe vetë s’para postoj. Kështu që nuk mendoj, që ka të bëjë tundimi me mua.   

Mes prindërve ka shpesh një 'polic të keq' dhe një 'polic të mirë'! Ka ndodhur t'i ndani dhe ju këto role?

(Qesh)! Mendoj që prindërit janë aty, për të dhënë më të mirën për fëmijët e tyre, e nëse ata kanë një ëndërr, jam e sigurt që ajo është të bëhen fëmijët e tyre, më të mirë se ta.

Kujt i ngjajnë ata? Çfarë kanë marrë nga mami?

Djemtë e mi janë një miksim i të dy prindërve, shumë interesantë në tipare, dhe karaktere të ndryshëm me njëri-tjetrin.

Ekskluzive/ Iva Mera: Rikthimi në ekran, jeta në fshat e

Po nga gjyshi i famshëm Behar Mera?

Djali i madh mendoj, që është i prirur tek artet. Është pak herët për ta thënë këtë, por në dukje e shoh, që nuk turpërohet kur këndon ose kur interpreton vjershat dhe tregimet e kopshtit.  

Meqë jemi te gjyshi, ndodh dhe me Beharin fenomeni i llastimit të nipërve dhe mosrespektimi i rregullave, që kanë vënë prindërit?

Kam lexuar një shprehje shumë të bukur dhe shumë herë e kujtoj dhe qesh; “A e dini pse gjyshërit dhe nipërit janë shokët më të ngushtë? Sepse kanë një armik të përbashkët, mamin”. Personalisht mendoj që fëmijët të cilët rriten me gjyshin dhe gjyshen, kalojnë fëmijërinë më të lumtur në botë, sepse dashuria që ata marrin është e pakufishme dhe unë jam me fat që pata shansin të jem në një situatë të tillë me fëmijët e mi.  

Si do ta përshkruaje marrëdhënien që ke krijuar me Artur dhe Amar?

Përpiqem të jem e qetë me ta, nuk jam shumë kërkuese, pasi mendoj që janë ende të vegjël, për t’i kërkuar rezultate në mësime. Personalisht jam përpjekur të edukoj fëmijë të dashur, të sjellshëm dhe të rregullt, por koha do ta tregojë nëse kam zgjedhur rrugën e duhur.  

Edhe ju vetë ashtu si fëmijët tuaj, jeni rritur nga një prind i famshëm. Si e keni përjetuar ju këtë fakt atëherë dhe si e përjetojnë sot djemtë tuaj?

Të jesh fëmija e një njeriu të njohur, të bën të jesh më kollaj e identifikueshme dhe duket sikur merr me vete në ditën tënde, jo vetëm emrin dhe identitetin tënd, por dhe të babit në rastin tim. Kuptohet që sot e mendoj ndryshe dhe e përjetoj ndryshe këtë fenomen, sesa kur isha në moshën e vegjëlisë apo adoleshencës. Ndërsa në lidhje me fëmijët e mi, ata janë ende të vegjël dhe nuk mendoj që kanë krijuar një opinion në lidhje me këtë gjë.

Shkëputja nga qyteti në fshat, si mendoni se ka ndikuar te fëmijët?

Është gjëja më e duhur që kam bërë në jetën time, për veten time dhe për ta. Fshati i rrit fëmijët në kontakt me natyrën, tokën dhe kafshët. I bën më të qetë, më të dashur, më të durueshëm dhe shumë miqësor.

Ekskluzive/ Iva Mera: Rikthimi në ekran, jeta në fshat e

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF