KreuCelebrity

Nga Parma në Tiranë: Eriglena Begaj shpallet "Bright mind 2024”!

Nga Parma në Tiranë: Eriglena Begaj shpallet "Bright mind

Nga Ilda Lumani

U desh një event në Tiranë për të sjellë një zonjë të rrallë si Eriglena Begaj, presidente e Shoqatës së Kontabilistëve shqiptarë në Itali, e cila u vlerësua me çmimin “Bright mind 2024” nga Dhoma e Biznesit të Diasporës. Ky është çelësi që na hapi derën e një personazhi, që ngjan me çdo njeri që ia ka dalë në botën përtej kufijve të Shqipërisë. E suksesshme në punën e saj, së bashku me bashkëshortin e saj Erionin kanë ngritur biznesin dhe një orientim të kolegëve shqiptarë, drejt organizimeve dhe eventeve që promovojnë markën “Made In Albania”, e nga ana tjetër jetojnë jetën mes kulturës italiane dhe ushqimit të fëmijëve të tyre me dashurinë për vendin dhe gjuhën shqipe. Duket sikur gjithçka është e bukur, si në përrallë?! Në jetën e Eriglenës ka edhe momente, ku është dukur se shëndeti i të afërmve ka prekur fundin! E gjitha kjo i ka dhënë forcë për të ecur përpara dhe për të qenë këtu sot, në një rrëfim tejet motivues!

Nga Parma në Tiranë: Eriglena Begaj shpallet "Bright mind

Eriglena, përshëndetje dhe kënaqësi t’ju kemi në BORDO. Si është jeta në Parma si një sipërmarrëse?

Parma është një qytet jashtëzakonisht i bukur me standarde jetese të dukshme, ku do të thotë, të ardhura për frymë të larta, shërbime publike me kualitet, hapësira të gjelbra, dhe shumë vepra artistike dhe arkitektonike me njohje ndërkombëtare. Normale që ky ambient social me potencialitete na ndihmon shumë, edhe te rritja profesionale. Këtë e kam provuar edhe te ecuria në karrierën time. Është një qytet me të cilin jam dashuruar që në momentin e parë që më ka pritur, 1 shtator 2003.

Nga Parma në Tiranë: Eriglena Begaj shpallet "Bright mind

Gjithashtu ju jeni edhe presidente e Shoqatës së Kontabilistëve shqiptarë në Itali. Ka shumë të tillë në Itali? Audienca do të ishte kureshtare në fakt, të dinte me numër? Dhe a është e lehtë të drejtosh një shoqatë të tillë?

Ne jemi të vetmit si Shoqatë e Kontabilisteve me origjinë shqiptare që ushtrojmë profesionin në Itali. Shoqata vepron falë punës së shumë kolegëve të mi, ku me profesionalitet dhe dedikim kemi arritur të krijojmë një grup harmonik, që na lehtëson në arritjen e objektivave tona. Çdo gjë që kemi arritur është falë angazhimit të të gjithë kolegëve. Është një iniciativë e nisur nga unë, por që është përfaqësuar nga të gjithë kolegët e mi, që i kam kontaktuar secilin prej tyre në vitin 2020. Shoqata jonë është një shoqatë profesioniste, që si objektiv ka urën lidhëse midis dy shteteve dhe bashkëpunimin profesional midis kolegëve, shoqata të tjera profesionale ekzistojnë, p.sh. Shoqata e Avokatëve me origjinë shqiptare në Itali. Shoqata jonë përbehet nga 42 anëtarë profesionistë.

Brandi “Made In Albania” është e lehtë të prezantohet në Itali? A përqafohet kollaj ai mes investitorëve italianë, të konsoliduar dhe me një historik shumë të gjatë, krahasuar me atë shqiptar?

Nga Parma në Tiranë: Eriglena Begaj shpallet "Bright mind

Detyra jonë si shoqatë është pikërisht promovimi brandit “Made in Albania” pranë investitorëve italianë. Sot të flasësh për Shqipërinë në Itali, është shumë më e lehtë se përpara disa dekadave. Shqipëria sot në imagjinatën kolektive të italianëve është një vend thellësisht i transformuar, ku ofron oportunitete në shumë sektorë, si turizmi, energjia, telekomunikacioni etj.. Detyra jonë si profesionist të fushës, që është edhe objektivi ynë, që këtë imagjinatë kolektive ta kthejmë në investim ekonomik real për vendin tonë. Dhe jam e sigurt që frytet e punës sonë, po fillojnë të preken falë rrjetit të profesionistëve të shoqatës sonë.

Së fundmi, ju ishit në Tiranë ku u vlerësuat me çmimin "Bright Mind 2024" nga Dhoma e Biznesit të Diasporës. Çfarë impakti ka ky vlerësim për ju?

“Bright Mind 2024” ishte një vlerësim sa i papritur, aq edhe frymëzues për punën tonë. E konsideroj një iniciativë për të ecur përpara, në arritjen e objektivave tona si shoqatë. Vetë eventi është një oportunitet, ku mund të takohemi dhe të diskutojmë me shumë personalitete të suksesshëm nga diaspora. Aty pata mundësinë të njoh shumë gra shqiptare, në diasporë që kanë ngritur e zhvilluar biznese të konsoliduar në shumë fusha. E gjithë kjo falë organizimit perfekt, nga ana e Dhomës Biznesit të Diasporës që bëri të mundur realizimin e këtij eventi, në mënyrë të veçantë ideatoren dhe nxitësen e këtij brandi kaq motivues, Znj. Elisabeta Katiaj dhe kryetarin e Dhomës, Z. Ardian Lekaj.Një event i rëndësishëm i organizuar nga shoqata juaj ka qenë "Doing Business in Albania", në Parma. Ishte një event prezantues, apo një nisje për të tjera evente të kësaj natyre, për të rritur vëmendjen dhe interesin mes dy vendeve tona?

“Doing Business in Albania” ishte një event ku pati një interes dhe pjesëmarrje të lartë nga ana e ‘business community’, si nga ana shqiptare por edhe nga ajo italiane, e gjithashtu nga kolegët e mi italianë, që ushtrojnë profesionin e tyre në Parma. Paneli ishte i përberë nga personalitete, si ministrja e asokohe e sipërmarrjes Z. Edona Bilali. Presidenti i Dhomës se Tregtisë italiane Z. Antonio Nidoli, ajo e Unionit të Dhomave të Industrisë Z. Ines Mucostepa, përfaqësues nga A.I.D.A , gjithashtu edhe biznesmen Parmixhan, që aktualisht operojnë prej vitesh në Shqipëri, për të dhënë një dëshmi të prekshme të realitetit ekonomik në Shqipëri. Shumë përfaqësues të ndërmarrjeve italiane në Emilia Romagna, që shprehën interesin të vizitojnë Shqipërinë me qëllime biznesi. Eventin e bashkorganizuam me “Urdhrin e Kontabilistëve të Parmës” dhe Confindustria Parma. Sot arritja e objektivave ka nevojë për bashkëpunim, shkëmbim eksperiencash, integrim informacionesh. Me pak fjalë suksesi ka nevojë për rrjete bashkëpunimi profesionale dhe një lloj qasjeje ndaj mendimit ndryshe. Kjo ishte ideja që kisha, kur e propozova eventin e “Doing Business in Albania”.

Nga Parma në Tiranë: Eriglena Begaj shpallet "Bright mind

 

Një tjetër vlerësim për Shoqatën ka qenë edhe çmimi "Non profit of the year 2024". Sa motivues janë vlerësimet për ju?

"Non profit of the year 2024" është një vlerësim kolektiv për mua dhe kolegët e mi. Dua të theksoj faktin që çdo aktivitet, organizim eventi, udhëtime etj., janë tërësisht të paguara nga vetë anëtarët e shoqatës. Objektivi ynë ngelet e lartësimi i imazhit të Shqipërisë në Business Community Italian. Në statutin tonë, pika e parë është ajo e ngritjes të mëtejshme të marrëdhënieve ekonomike shqiptaro-italianë. Besoj se ka akoma shumë për të bërë në këtë fushë me potencialitete akoma të pashfrytëzuara. Duam që pjekuria jonë profesionale ndër vite në sektorin tonë, ka arritur ne nivelin që jemi të gatshëm, të japim kontributin profesional për Shqipërinë tonë, kur do të na kërkohet, dhe siç theksova edhe më lartë, zhvillimet vijnë nga bashkëpunimi dhe integrimi i ideve të ndryshme.

Nga Parma në Tiranë: Eriglena Begaj shpallet "Bright mind

 

Të ndalemi pak te ju dhe jeta juaj Eriglena. Çfarë ju lidh me Parmën?

Me Parmën më lidh çdo gjë, tashmë kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime, nga adoleshenca deri më tani. Parma është një qytet ku gërshetohet arti dhe historia, sensi i komunitetit, etika e punës dhe ushqimi. Ka një qendër historike ku predominon, stili antik romako-gotic, siç është katedralja apo kisha e pagëzimit. Pallati Maria Luigjes d'asburgve, ku Napoleoni ja dhuroi asaj në shenjë lavdie. Ne Parma kemi brandet më të famshme të ushqimit si "parmigiano" apo "prosciutto di Parma". Komuniteti i Parmës ka një karakteristikë të veçantë, që etikën e punës e ka element përbërës të suksesit tyre. Pastaj aty kam kryer studimet e larta, ku kam krijuar miqësitë e para, ku kam filluar karrierën profesionale e ku jam njohur me Erionin, bashkëshortin tim e ku kemi krijuar familjen tonë. Me pak fjalë, Parma është qyteti që më ka adoptuar tashmë, është shtëpia ime.

Familja juaj është krijuar aty. Fëmijët tuaj rriten dhe shkollohen po në Parmë, çfarë qasje kanë ata me Shqipërinë? Jeni nga ata prindër që jua keni ushqyer gjuhën shqipe fëmijëve?

Fëmijët e mi kanë lindur në Parma dhe shkollohen po aty. Unë bashkë me Erionin mundohemi t’i afrojmë me Shqipërinë dhe t’i shpjegojmë se prejardhja e tyre, ka një trajektore të ndryshme nga bashkëmoshatarët italianë, gjë që i pasuron akoma edhe më shumë, si në kulturë edhe në identitet. Në shtëpi flitet shqip dhe gjatë

pushimeve të verës kemi vendosur që djalin e madh, ta lemë te gjyshërit në Vlorë, që do ta qaste akoma më shumë me Shqipëri. Insistojmë që kontakti i tyre me Shqipërinë të jetë i vazhdueshëm, si nga ana afektive për të afërmit, por edhe nga ana e origjinës.

Nga Parma në Tiranë: Eriglena Begaj shpallet "Bright mind

Në këto vite që jetoni në Itali, kur vini në Shqipëri, çfarë vini më shumë re?

Transformimin që Shqipëria ka pësuar në këto vite. Tirana, sot, është një metropol i standardeve perëndimore. Shoh një ndryshim, edhe forca e punës sidomos te të rinjtë. Nuk ka vetëm punëtorë krahu me kosto të ulët, por po shoh të rinjtë në fusha të ndryshme. Si profesionistë, në sektorin e ekonomisë, atë të telekomunikacionit, bankarë etj., që në atë privatësinë e tyre, po ngrenë suksesin dhe në mënyrë indirekte atë të vendit. Normale që ka akoma shumë për të bërë, dhe jo çdo gjë ka formën duhur. Por kjo do të varet nga ne dhe nga zgjedhjet që shqiptarët do të bëjnë në të ardhmen.

Së bashku me bashkëshortin tuaj Erion Begaj, ju keni themeluar prej 5 vitesh tashmë “Begaj Consulting”, studio konsulence dhe kontabiliteti në qytetin e Parmës. Sa e lehtë është të ndash punën, profesionin dhe studion me partnerin e jetës?

“Begaj Consulting” është fryt i punës dhe i sakrificës, që unë dhe Erioni kemi ngritur në këto vite. Nga eksperienca ime, mund të them se bashkëpunimi me partnerin është jo vetëm i mundur, por mbi të gjitha çelësi i suksesit, do ta konsideroja aset i shtuar për një biznes. Unë dhe Erioni kemi role të ndryshme dhe arrijmë t’i gërshetojmë veprimet tona, në mënyrë që të nxjerrim rezultatin me optimal. Nganjëherë kemi pikëvështrime të ndryshme, ku nuk biem dakord, por ne e gjejmë gjuhën e përbashkët. Kryesore që të gjejmë “problem solving” konkret për çdo çështje. Të gjithë më bëjnë këtë pyetje, se sa e vështirë duhet të jetë të punosh e te jetosh çdo ditë me partnerin, por jo , çdo arritje dhe sukses, ne ia dedikojmë njëri-tjetrit dhe nuk ka gjë më të bukur të japim një shembull pune, suksesi dhe sakrifice të përbashkët te fëmijët tanë .

Periudhën e Covid, ju e përjetuat jo lehtë. Madje, bashkëshorti juaj kaloi në intubim. Një periudhë jo e lehtë për një nënë me dy fëmijë dhe njëherësh në krye të sipërmarrjes e vetme. Si e kujton atë kohë?

Ajo periudhë ishte më e vështira e jetës sime. Intubimi ishte paradhoma e vdekjes. Momente që nuk bën dot asnjë gjë, përveçse të besosh në Zot. Jetoja çdo ditë vetëm për një telefonatë të orës 14:00 të mjekëve, ku mund të më komunikonin çdo lajm. Por jam e sigurt, që çdo gjë e vështirë në jetë me kalimin e kohës, kthehet në forcë. Ka një shprehje në Itali, ajo që nuk të vrau, të forcoi. E konsideroj veten një fermer të fortë por ajo periudhë, kur ti sheh të të shkatërrohet çdo gjë që ke ndërtuar, të të shembet para syve. Por është një periudhë që e vetme, nuk do ta kisha përballuar, pa ndihmën e familjarëve të mi e pa ndihmën e bashkëpunëtorëve

të zyrës. Por sot mund ta tregoj këtë histori, dhe ndihem me fat dhe falënderuese. Janë momente që nuk mund të përshkruhen me pak rreshta, por sinqerisht ato 51 ditë i kam në kujtesën time të rrënjosura, ku më ndihmojnë t’i jap një kuptim tjetër jetës.

Çfarë të shtyn, motivon në punën tënde?

Dëshira e punës, ideja që çdo ditë mund të ndërtojmë diçka të re, që dikush mund të nxjerri diçka të dobishme nga puna jonë. Bashkëpunimi me kolegë e bashkëpunëtorë të zyrës, të jem një njeri më i mirë, çdo ditë e më shumë e mbi të gjitha të jem një shembull i mirë për fëmijët e mi e krenari për bashkëshortin tim. Në fund edhe komplimentet dhe imazhi, që mund të transmetoj te të tjerët falë punës sime. Janë këto gjëra që më shtyjnë në përditshmërinë time, si profesioniste dhe si nënë e bashkëshorte.

Ke një mesazh për gratë shqiptare?

Gratë shqiptare kanë potencialë të jashtëzakonshëm. Jemi pjesa më e dobishme e shoqërisë, jemi nena, partnere, profesioniste në fushat tona dhe jemi të pazëvendësueshme. Shumë punë, shumë sakrificë, shumë studim, shumë mirësi dhe pozitivitet e çdo gjë arrihet në këtë jetë. Ëndërroni, realizoni dhe kërkoni lirinë tuaj, ne kemi një forcë natyrore që një burrë nuk e ka . 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF