Legjenda e futbollit italian, Roberto Baggio është shtruar në spital pasi u sulmua nga grabitës të armatosur, të cilët hynë në shtëpinë e tij, ndërsa e gjithë familja po ndiqte ndeshjen e mbrëmshme të Euro 2024 midis Italisë dhe Spanjës.
Baggio, 57 vjeç, ishte në shtëpinë e tij në Altavilla Vicentina, një qytet i vogël në Italinë veriore që ndodhet afërsisht një orë me makinë larg Venecias, rreth orës 22:00 me kohën lokale kur banda prej pesë personash hyri. Ndërsa ish- futbollisti i Interit, u përpoq të luftonte me banditët, ai u godit në kokë me pjesëm e pasme të armës. Grabitësit kanë vjedhur ora, stoli dhe para, vlera e të cilave nuk dihet aktualisht.
Sipas Corriere della Sera grabitja dhe përleshja ndodhi për 40 minuta. Baggios, ndërkohë, iu desh të shkojë në një spital në Arzignano, afërsisht tetë milje larg shtëpisë së tij, për t'u trajtuar për dëmtimin e tij në ballë, për të cilin iu dhanë qepje. Ndërsa asnjë nga familja e tij nuk u lëndua, mediat lokale raportuan se ata mbetën të tmerruar nga incidenti.
Baggio ka luajtur për tre nga klubet më elitare të Italisë, Juventus, AC Milan dhe Inter Milan. Ai fitoi dy tituj të Serie A gjatë karrierës së tij 22-vjeçare. Pas tërheqjes nga futbolli u bë zyrtar i lartë në Federatën e Futbollit të Italisë, duke kryesuar seksionin teknik të organizatës. Por në vitin 2013, pas tre vitesh në punë, ai dha dorëheqjen duke pretenduar se organi sportiv nuk i dëgjoi rekomandimet e tij se si të ushqejë talentet e reja.