KreuCelebrity

Endrik Beba bëhet baba për herë të dytë!

Endrik Beba bëhet baba për herë të dytë!

Këngëtari Endrik Beba është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe partnerja e tij Klea janë bekuar me një vajzë.

Lajmin e ka bërë te ditur vetë këngëtari, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka zbuluar se vajza e tij ka ardhur në jetë. “Bebi ëndrrave. Vajza e babit sapo erdhi!”, ka shkruar Endrik përkrah një fotoje ku shihet dora e vogëlushes, teksa postimin e ka shoqëruar me emoji zemre për të sapolindurën dhe partneren e tij.

Endrik Beba bëhet baba për herë të dytë!

Endrik, i cili vitin e kaluar ishte edhe pjesë e BBV, është baba edhe i një djali Liam, të cilin e ka nga një marrëdhënie e mëparshme.

“Është djali im, vëllai im dhe shoku im. Duhet ta pranoj që e llastoj pak. Unë me Liamin flasim çdo gjë së bashku. Jemi të dy tifozë në futboll. Ai më tepër për faktin që do të më përkrahë mua. Jemi ekip në shumë lojëra virtuale dhe kalojmë shumë kohë duke luajtur bashkë. Dua të jem baba sa më ideal për tim bir. Di të them që unë jam shumë me fat që kam një fëmijë si Liam”, është shprehur Endriku në një intervistë ekskluzive që ka dhënë për “Bordo” kohë më parë.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF