KreuCelebrity

"Dora ime nuk ka qenë kurrë më e madhe": Ermal Meta bëhet baba për herë të parë!

"Dora ime nuk ka qenë kurrë më e madhe": Ermal Meta

Ermal Meta është bërë baba për herë të parë.  Këngëtari i njohur, e shume i dashur per publikun shqiptar e ate italian, postoi në Instagram një foto të dorës së vogëlushes në mes të duarve të prindërve, bashkë me mesazhin emocionues: “Dora ime nuk ka qenë kurrë më e madhe, as zemra ime,” shkruan ai.

https://www.instagram.com/p/C6IwIb1tysU/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading

Kantautori ka zgjedhur që të mbajë jetën private larg vëmendjes mediatike dhe vetëm në muajin prill ai njoftoi se do të bëhej prind i një vajze, së cilës i kushtoi albumin “Buona Fortuna” përmes një postimi në rrjetet sociale. Në foton me një pulovër të bardhë, ai kishte shkruar: “Kjo do të jetë pulovra jote e parë. Po të presim. Mos u nxito, por mos u vono shumë pasi nuk mund të bëjmë dot pa ty. Të presim thesar i vogël. Mami dhe babi”.

"Dora ime nuk ka qenë kurrë më e madhe": Ermal Meta

Ai pohoi më vonë në emisionin “Verissimo” se "ne e zbuluam lajmin kur kisha nisur punën për albumin dhe më duhej ta konceptoja sërish gjithçka, nën dritën e një tjetër energjie. Një aventurë e bukur nis. Mund të thuhet se ky është momenti më i bukur dhe më domethënës i jetës sime".

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF