Mediat roze geluan sot nga lajmi se ish bashkeshorti i Diola Dostit, ish-banorja e “Big Brother Vip” e njëkohësisht nutricioniste, beri publike lidhjen e tij te re. Gjinekologu i njohur në Kosovë Dardan Baftiu e prezantoi publikisht partneren, cila gjithashtu është figurë e njohur në Kosovë. Ajo quhet Bardha Leka dhe ka në pronësi një akademi bukurie.
Diola, nene e tre vajzave pati folur hapur për divorcin dhe tradhtine e ish-it kur ishte pjesë e shtëpisë më të famshme. Ajo vetem prej disa muajsh, po shijon romancën me biznesmenin e njohur nga Kosova, Erolld Belegun.



















