Gjatë fundjavës, britanikët dhe fansat mbretërorë në mbarë botën u kënaqën kur panë Kate Middleton, ndoshta princeshën më të dashur në botë që nga vdekja e Dianës - "princesha e zemrave". Kate iu bashkua familjes mbretërore në paradën e famshme "Trooping the Color" dhe kjo ishte dalja e parë publike e saj që nga njoftimi i sëmundjes që tronditi të gjithë botën. Gruaja e Princit William më pas zbuloi në një video se ajo ishte diagnostikuar me kancer dhe kishte filluar kimioterapinë.
Me një buzëqeshje të madhe ne fyryre, Kate ishte e përsosur me një veshje të bardhë nga një prej stilisteve të saj të preferuar, Jenny Packham. Princesha shoqërohej nga William dhe tre fëmijët. Princi George (10 vjec), Princesha Charlotte (9) dhe Princi Louis (6). Dhe pas paradës së Trooping the Color, britanikët kishin një arsye tjetër për të festuar. Si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe në SHBA, Dita e Baballarëve mbahet të dielën e tretë të qershorit. Në llogarinë zyrtare në Instagram të Princit dhe Princeshës së Uellsit u shfaq fotoja mjaft emocionuese që tregonte George, Charlotte dhe Louis në plazh me babanë e tyre.
Fëmijët ishin me kurriz nga objektivi i kamerës, duke parë detin dhe William i përqafonte në mënyrë mbrojtëse.



















