Ronaldo Sharka është përfshirë në një debat në studio me konkurrentin e “Përputhen”, Orjanin.
Teksa ky i fundit po fliste me një ndër konkurrentët e tjerë për sedrën dhe dinjitetin e një mashkulli, moderatori nderhyne dhe e pyet se çfarë eshte sedra. “Sedra është diçka që mban gjallë autoritetin, fytyrën dhe dinjiteti”, tha konkurrenti, ndërsa Ronaldo shpërthej në të qeshura nga përgjigjia e tij. Ironia e moderatorit ka acaruar shumë Orjanin, i cili tentoi që të godasë Ronaldon, por u ndalua nga djemtë e tjerë në studio.
Ronaldo: Orjan çfarë është sedra?
Orjani: S’je ashkushi ti që të më drejtohesh dhe ta shpjegoj. Sedra është diçka që mban gjallë autoritetin, fytyrën dhe dinjitetin e familjes. Kjo është sedra.
Ronaldo shpërthen në të qeshura në studio.
Megi Pojani: Çfarë ka për të qeshur Ronaldo?
Orjani: A e din se kë ke përballë?
Ronaldo: Jo.
Orjani: A e di se kush jam? E di shumë mirë se kush jam.
Ronaldo: Jo pra, ma thuaj.
Orjani: Lej batuat se e din shumë mirë se kush jam, o Ronaldo. Kam respekt për karrigen që je ulur ti, por të më përqeshësh ti mua!
Megi Pojani: Ishe shumë i qartë Orjan dhe e kuptoj revoltën tënde.
Ronaldo shpëthen në të qeshura.
Ronaldo: Ndjesë! E ftoj që ta marrë më me sportivitet situatën, se gjërat ndonjëherë i komplikojmë dhe i vështirësojmë më shumë (Ronaldo shpërthen në të qeshura).
Orjani: Tani nuk tallem. A i njeh njerëzit more ti? A e din se kush jam unë?
Ronaldo: Çfarë i ke këto muhabete kalajamsh, o Orjan?!
Ndërhyjnë të tjerët në studio që ndajnë palët dhe ndalojnë Orjanin.