Vajza e madhe e Defrim Methasani feston sot 31-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të shënuar gazetari ka bërë një urim në rrjetin e tij social Facebook, ku i ka dedikuar disa fjalë të ndjera të bijës, e cila fatmirësisht arriti të mposhti betejën me kancerin.
“E shtrenjta Luna! Po të uroj sot nga Hamburgu, jo shumë larg Berlinit. Një vit më parë diskutonim ndryshe, tashmë me shumë emocion dhe lumturi të uroj ditëlindjen. Edhe 100 ndoshta janë pak, për 1000 arsyet përse ti duhet të jetosh shumë. Ti erdhe si gëzimi i parë i yni me 20 qershor 1993 dhe jo rastësisht emri yt u zgjodh si bashkim germash, sepse si duket që asokohe, kuptuam vlerat e tua.
Edhe 100 ty bushi babit, ty që bëre emrin tënd si një kampione e vërtetë dhe tashmë nuk quhesh vajza e Defrimit, por Defrimi quhet babai i Lunës. Ndërsa po udhëtoj në autostradën Hamburg-Dyseldorf, më duket se të kam para syve që shkëlqejnë, si goli i Qazim Laçit kundër Kroacisë.
Të përqafoj bukuranja dhe e zgjuara ime, vajza me zemrën e bukur, që din vetëm të dojë dhe jo të urrej. E bekuar qofsh nga zoti dhe të pafsha nuse! Të përqafoj me shumë mall e shtrenjta dhe krenaria ime! ”, ka shkuar ai, përkrah një fotoje shumë të bukur ku ata shihen në krah të njëri-tjetrit.