Ditëlindja e 42-të e princ William nuk erdhi në momentin më të mirë të jetës së tij, duke qenë se bashkëshortja Kate dhe i ati Charles po luftojnë prej muajsh me sëmundjen e tumorit.
Megjithatë familja mbretërore britanike sot feston dhe princesha Kate ka zgjedhur të urojë publikisht bashkëshortin nëpërmjet një foto të papublikuar të Willaim me tre fëmijët George, Charlotte dhe Louis teksa të katër hidhen në ajër.
"Gëzuar ditëlindjen Papa. Ne të gjithë të duam shumë": ka shkruar Kate përbri fotos së ëmbël e cila është shkrepur nga vetë ajo.
Llogaria zyrtare e familjes mbretërore e uroi gjithashtu William për ditëlindjen nëpërmjet një foto të tij foshnje teksa mbahej në duar nga babai, mbreti Charles.