Mbrëmjen e së enjtes u mbajt finalja e edicionit të tretë të garës së dizajnit dhe traditës Muza Competition.
Në morinë e të ftuarve të cilët ishin kujdes të respektonin kodin e veshjes 'total black', një kokë me flokë ngjyrë rozë tërhoqi vëmendjen dukshëm gjatë gjithë mbrëmjes.
Enada At'Nikolla e cila për të tretën herë vjen si anëtare e jurisë në këtë kompeticion u shfaq me një look krejtësisht të ndryshuar. Flokët biondë ikonikë të stilistes së njohur kësaj ishin kthyer në ngjyrë pink, ndërsa modeli i prerjes i zgjedhur nga At'Nikolla ishte ai bob.
Kontrasti i flokëve me ngjyrën e zezë të veshjes ja nxirrnin edhe më në pah tiparet e ëmbla të portretit të gruas së famshme të stilit. Enada At'Nikolla prej vitesh i ka qëndruar besnike ngjyrës biondë të flokëve ndaj ky ndryshim duket se rrëmbeu impaktin e duhur, siç edhe vërehet në këtë reagim të supermodeles Emina Çunmulaj.