Raimonda Bulku, pervecse e talentuar, eshte konsideruar gjithmone si nje nga aktoret me te bukura shqiptare. E ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, ajo ka qene e shoqëruar nga nëna e saj, Ardita, dhe së bashku dhanë një intervistë përkrah njëra-tjetrës, duke zbuluar një anë më të panjohur të jetës së aktores. Në momentin që hynë në studio, Rudina Magjistari theksoi ngjashmërinë mes Raimondës dhe nënës së saj, por të dyja ato u shprehën se aktorja ngjan më shumë me të atin.
Rudina Magjistari: Është vërtet një grua shumë e bukur. Tani po e kuptojmë pse Raimonda është kaq e bukur dhe ka qenë gjithmonë kaq e bukur, me një mama të tillë…
Ardita Bulku: I ngjan babait.
Rudina Magjistari: Ju thoni që i ngjan babait. Po tani ngjyrën e syve nga e ka se edhe ju me ngjyrë i keni?
Ardita Bulku: I kam në gështenjë, por jo, Monda i ka të theksuara nga i ati. Flokët e zeza…
Rudina Magjistari: Megjithatë, këto faqkat e bukura, mollëzat… i ka nga mamaja me ç’shikoj se mamaja i ka të theksuara.
Raimonda shprehet se kjo është intervista e parë e tyre si nënë e bijë dhe se znj. Ardita nga ana e saj nuk pati asnjë kundërshtim.
Raimonda Bulku: Mua kur më thanë vajzat që “mos hezito, do të kesh një kujtim shumë të bukur, do të jetë shumë e bukur për ty, për mamin” etj, thashë okej, kujtim i bukur, po. Pastaj thashë më fal, por unë kam thënë një përgjigje “po” për këtë gjë te Rudina, “po”, tha, “pa asnjë problem”, menjëherë “po”.
Rudina Magjistari: Është hera e parë që dilni në një intervistë televizive?
Ardita Bulku: Po.



















