Zemërimi kundër personazheve të famshëm "shpërdorues dhe arrogantë" është rritur ditët e fundit pasi yje si Kim Kardashian dhe Sylvester Stallone u akuzuan për shpërdorim të burimeve jetike të ujit që mund të kishin shpëtuar shtëpitë në Los Anxhelos, ku zjarret po bëjnë “kërdinë” prej ditësh.
Sipas Daily Mail, nga viti 2022, në Los Anxhelos ishin vendosur masa të rrepta për kursimin e ujit, me banorët "e thjeshtë të saj" të kufizuar në ujitjen e kopshteve të tyre dy herë në javë për tetë minuta. Megjithatë, Kim Kardashian, e cila jeton në një shtëpi prej 60 milionë dollarësh, u gjobit nga zyrtarët e qytetit për përdorimin e 232,000 gallonave më shumë nga sa lejohej.
Dhe të tjerë të famshëm, si Sylvester Stallone dhe komediani Kevin Hart, janë gjobitur për konsum të tepërt të ujit. Një fqinj i Kim Kardashian tha se : “Këta të famshëm sillen sikur meritojnë gjithçka. Të gjithëve na është kërkuar të kursejmë ujin pikërisht për situata të tilla, për t'u përdorur në shuarjen e zjarreve. Por ata vazhduan të konsumojnë sepse kanë mundësi të paguajnë gjobat”. Përveç humbjes së ujit, ka një zemërim në rritje ndaj të pasurve që punësojnë zjarrfikës privatë me tarifa prej 2,000 dollarë në orë për të mbrojtur pronat e tyre. Chris Dunn, pronar i Covered 6, i cili ofron këtë shërbim për elitën e Hollivudit, tha: “Telefoni im po bie pa pushim. Kërkesa nuk ka qenë kurrë më e lartë.”



















