KreuCelebrity

I dashuri e la për Kidën, influencuesja nga Kosova: Më ndihmoi familja dhe psikologia!

I dashuri e la për Kidën, influencuesja nga Kosova: Më ndihmoi

Pas njoftimit te Kides se partneri i kishte propozuar martese, influencuesja kosovare Lena Berisha foli rreth lajmeve virale se këngëtarja Orhideja Latifi, i mori të dashurin. Lena ka treguar se ish-partneri i saj e ka tradhtuar atë me Kidën, teksa tha se kjo ishte dhe arsyeja që ajo vete ka hequr dorë nga muzika. Megjithate, ajo nuk ben me faj Kiden me sa duket per kete situate.

“Mua më është bërë pyetja ‘Pse e ke lënë muzikën?’ dhe unë kam thënë sepse më ka lënë ai tjetri për një këngëtare, nuk kam thënë unë ‘ma ka marrë ajo me zor,’ sepse askush s’ta merr dikë me zor,” është shprehur Lena. Ndër të tjera influencuesja pohoi se ajo tradhti e ka lënduar shumë dhe në këtë pikë të jetës që është nuk i beson askujt. “Më ka lënduar patjetër, nuk mendoj se dikush që e ka kaluar këtë gjë nuk është lënduar, sidomos kur e do dikë shumë. Ka pasur momente shumë të këqija por fatmirësisht i kam kaluar të gjitha me familjen time dhe psikologen,” tha ajo ndërsa shtoi se: “Atëherë ndihesha keq por tani kur e mendoj më ka vlejtur shumë, më ka ndryshuar totalisht, me ka pjekur si njeri.”

I dashuri e la për Kidën, influencuesja nga Kosova: Më ndihmoi

 

Kida vetëm pak ditë më parë , dhuratën më të bukur për ditëlindje tha se e ka marrë nga partneri i saj.“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës time! Je gati gati? Le të fillojë loja… do të martohesh me mua?”, ishte mesazhi i tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF