KreuCelebrity

“Meriton shumë, djalë i vuajtur e është i adoptuar”: Fansi nxjerr detaje nga jeta e Gjestit!

 

“Meriton shumë, djalë i vuajtur e është i

Besart Kelmendi, apo Gjesti sic njihet ndryshe, është kthyer ne njerin prej personzheve me te perfolur te momentit: Ai arriti të fitojë zemrat e publikut gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova (BBVK) falë karizmës dhe lojes se drejtpërdrejtë. E nderkohe, largimi i tij i papritur nga BBVK dhe rikthimi surprizë në Big Brother VIP Albania 4 (BBVA4) e kane shumefishuar kureshtjen e publikut. Në mes të mbështetjes së madhe që Gjesti ka marrë nga fansat, ka dalë në pah një histori e tij personale që ka prekur thellë ndjekësit. Sipas burimeve të afërta dhe një komenti të publikuar nga një fans, Gjesti ka një të kaluar të vështirë. Ai është rritur jetim, larg prindërve biologjikë, dhe është adoptuar nga një çift që e kanë dashur dhe përkrahur si fëmijën e tyre.

“Meriton shumë, djalë i vuajtur e është i

Situata e tij ndryshoi befas, kur pas një avantazhi të dhënë banorit tjetër, Leo, Gjesti u vendos në një nominim “kokë më kokë” me Drilonin. Edhe pse shume menduan se Gjesti do të qëndronte në lojë, produksioni vendosi për largimin e tij, duke favorizuar Drilonin. Ky vendim shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat akuzuan produksionin për mungesë transparence, duke e cilësuar largimin e tij si të padrejtë. Vetëm një ditë pas largimit nga BBVK, Gjesti i befasoi të gjithë duke u shfaqur si banor zyrtar në BBVA4. Ky veprim i tij duket se ka gjetur mbështetje masive në rrjetet sociale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF