Amber ka ndarë një moment shumë të vështirë gjatë pjesëmarrjes së saj në "Big Brother VIP Albania", ku rrëfeu se pas vendimit që mori për të ndryshuar identitetin e saj, ka humbur lidhjet me vëllezërit dhe motrat e saj.
Ajo theksoi se një nga periudhat më të vështira për të ka qenë marrëdhënia me familjen pas kalimit në një tjetër identitet, duke përjetuar një dramë të madhe. “Problemi im më i madh ka qenë që unë kam përjetuar një dramë shumë të madhe me këtë që bëra, sepse mora një guxim që mendova se nuk do t’i kisha më”, u shpreh Amber.
Në lidhje me marrëdhënien me mamanë e saj, ajo tha se ka pasur përmirësime, por ka shtuar se ajo kurrë nuk e ka hedhur poshtë, edhe pse ka qenë e ndikuar nga presioni i të tjerëve. “Me mamin jam afruar, por ajo kurrë nuk më ka hedhur poshtë, por është ndikuar dhe detyruar nga të tjerët", shpjegoi Amber.
Përveç kësaj, ajo shprehu hidhërimin për mungesën e komunikimit me vëllezërit dhe motrat, duke pranuar se ndjehet e lodhur nga kjo situatë dhe dëshiron të ketë më shumë vëmendje nga ata. Amber shtoi se ka bërë gjithçka për të mbajtur marrëdhëniet, por që kjo mungesë komunikimi mbetet një pikë e dhimbshme për të.
“Pjesa që më dhemb më shumë është që nuk marr një telefonatë në mëngjes nga vëllezërit dhe motrat. Unë jam kujdesur gjithmonë që ta ruaj marrëdhënien”, tha Amber.
Kur Rozana e pyeti nëse ata e hapin telefonin, Amber theksoi se ka raste që e bëjnë këtë, por ka dhe raste që jo. "Po, ka raste që e hapin, ka raste që jo,” tha ajo.