Ish banori i BBV4, Marius Dervishi, apo Zebërvoki sic njihet ndryshe, ishte i ftuar në programin “Live From Tirana” ku u rrefye mbi eksperiencën e tij në kete format. Pas 13 ditësh ne shtepine e famshme, ai u largua të shtunën dhe foli për jetën pas daljes, planet e tij, dhe gjithashtu ndau mendimet për banorët e tjerë të programit.
Gjatë intervistës, Zebërvoki ka treguar se pas daljes nga shtëpia e BBV4, ai u takua me familjen, shokët e ngushtë dhe kolegët. Në lidhje me punën e tij si polic, Zebërvoki u shpreh se nga kjo profesion fiton më shumë se sa nga aktivitete të tjera si rrjetet sociale dhe filmat, duke ironizuar rrogën e tij prej 650 mijë lekësh që nuk mjafton as për karburantin dhe cigaret.
‘Nga puna si polic normal, se kemi rrogë shumë të mirë, 650 mijë lek. Sigurisht që ishte ironi. Nëse ka diçka që më mban këtu është pasioni im për punën. E kam lobuar në shumë situata në shtëpi se çfarë vështirësie ka ky profesion. Rroga nuk del as për karburant dhe cigare. Unë jam familjar, jam unë dhe partnerja ime që punojmë, nëna dhe babai jo. Nëse do kisha ngelur tek rroga e policisë do kisha vdekur për bukë’



















