KreuCelebrity

Kylie Jenner “kryqëzohet” nga fansat për atë që i bëri fustanit të veshur nga Liz Hurley në vitet `90!

Kylie Jenner “kryqëzohet” nga fansat për atë që

Kylie Jenner ngjalli polemika në Golden Globes këtë vit, ku u shfaq përkrah Timothée Chalamet, duke e kthyer edhe një herë lidhjen e tyre në një nga më të përfolurat e showbizit. Motra më e vogël e Kim Kardashian, e njohur për zgjedhjet e saj të guximshme të modës, veshi një fustan të  Versace nga koleksioni i pranverës 1999. Megjithatë, veshja tërhoqi kritika të ashpra, jo vetëm sepse ishte veshur edhe nga Elizabeth Hurley në CFDA Awards në 1999, por edhe sepse u dëmtua gjatë eventit të fundit.

Kylie Jenner “kryqëzohet” nga fansat për atë që
Kylie Jenner “kryqëzohet” nga fansat për atë që

Në vitin 1999, Hurley, e shoqëruar nga partneri i saj i atëhershëm Hugh Grant, bëri kokat të ktheheshin me veshjen ikonike, duke u kthyer në një emblemë e elegancës së guximshme. Ndryshe nga Hurley, Kylie Jenner u kritikua shumë për rikrijimin e pamjes së saj.
"E njëjta gjë, vetëm Liz Hurley kishte klasë," komentoi një fans në rrjetet sociale. "Elizabeth dukej një milion herë më mirë, e natyrshme dhe pa mundim."
Polemikat rreth veshjes së Jenner u përshkallëzuan edhe më shumë kur fotot në internet treguan se fustani ishte shqepur gjatë ceremonisë. Kritikat nuk vonuan të shfaqeshin:
“Ajo veshi një fustan vintage (që duhej të ishte lënë i varur diku) vetëm për ta shqyer atë”, ka shkruar një përdorues. “Si nuk e mendoi ekipi i saj se fustani mund të grisej? Me të gjitha paratë që ka, ajo mund të porosiste një kopje të bërë sipas masës.”
Fansat vunë po ashtu në dukje dallimet mes dy paraqitjeve ikonike. Ndërsa Hurley natyrale dhe elegante arriti t'i kthente krijimet e Versace në deklarata të stilit të vërtetë, Jenner u akuzua për kopjim “pa i shtuar pamjes prekjen e saj personale. “Liz dukej shumë më mirë: natyrale, me klas dhe me idetë e saja. Pse të gjithë duhet të kopjojnë dikë?”, tha një tjetër fanse.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF