KreuCelebrity

Facebook-u ndryshon “për mirë”: Zuckerberg zbut politikat e përmbajtjes!

Facebook-u ndryshon “për mirë”: Zuckerberg zbut politikat

Nga Mark Zuckerberg mbërrin nje lajm i mirë: Themeluesi i Meta-s njoftoi se kompania po përfundon programin e saj të kontrollit të fakteve në Shtetet e Bashkuara, duke lehtësuar politikën e kontrollit të përmbajtjes së Facebook dhe Instagram. “Ne do të largojme kontrolluesit e fakteve dhe do t’i zëvendësojmë ata me shënime të komunitetit, të ngjashme me X (dikur Twitter), duke filluar nga Shtetet e Bashkuara,” tha Zuckerberg në një mesazh në mediat sociale.

Facebook-u ndryshon “për mirë”: Zuckerberg zbut politikat

Ai tha gjithashtu se kompania do të heqë disa politika të përmbajtjes rreth çështjeve të nxehta si emigracioni dhe dhuna me bazë gjinore dhe do të ripërqendrojë sistemet e saj të automatizuara të shqyrtimit në ato që ajo i quajti “shkelje me ashpërsi të lartë”.

Meta, dhe kompanitë e mediave sociale në përgjithësi, kanë ndryshuar politikat e tyre vitet e fundit, pjesërisht për shkak të politizimit të vendimeve dhe programeve të moderimit të përmbajtjes. Kontrolli i brendshëm i fakteve bëhet nga botuesi për të parandaluar publikimin e përmbajtjes së pasaktë, me qellimin të korrigjojë lajmet e rreme që prekin qytetarët, si dhe të dekurajojë përhapjen e pretendimeve të pavërteta.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF