KreuCelebrity

“Nuk guxon të më prekesh me dorë, jam grua e martuar!”- "plas" mes Rozana Radit dhe Gjestit në BBV!

“Nuk guxon të më prekesh me dorë, jam grua e

Nuk vonoi shume nga hyrja e Gjestit në BBV Albania, dhe këngëtari nisi debatet me Rozanën, duke e provokuar këtë të fundit se do i futej në vaskë kur ajo të lahej. Një gjë e tillë nuk u pranua nga këngëtarja, e cila i tha disa herë me ton serioz “me mua s’guxon ti”.

Debati i plotë:

Rozana: Gjesti, se mos na hidhesh në vaskë. Hidhu tani sa është bosh

Gjesti: Jo, nuk dua. Tani do futem të lahem me juve.

Rozana: Me mua s’guxon ti!

Gjesti: Pse?

Rozana: Me mua s’guxon ti!

Gjesti: Pse s’guxoj? Ti ke vetëm të drejtën për tu çuar.

Rozana: Shih, shih. Hajde këtu. Me mua s’guxon

Gjesti: Pse?

Rozana: Sepse kështu them unë.

Gjesti: E kur më thua ti mua s’guxon, kjo do të thotë që ti po më provokon që unë të hyj (në vaskë) sepse ke qejf!

Rozana: Jo, e kam me mos guxo.

Gjesti: Okej.

Rozana: Ti nuk guxon të më prekesh mua me dorë. Ti nuk guxon të afrohesh.

Gjesti: Kush tha? Ja ku rri unë, përmbi

Rozana: Ti nuk guxon të më prekesh mua me dorë. E para një herë jam grua e martuar, nuk afrohesh dot fare tek unë

Gjesti: E pse po më afrohesh mua kështu?

Rozana: Jo, jo s’po afrohem fare. Po nuk të kam frikë unë ty. Unë afrohem se nuk të prek me dorë.

Gjesti: Po prit pra, se unë kam qejf të flas kështu në distancë (zmbrapset).

Rozana: Rri aty. Tani, mos guxo të futem unë këtu (në vaskë), e të fusësh këmbën ti aty.

Gjesti: E ti mendon se unë bëj kështu gjestesh?

Rozana: Jo unë nuk po e mendoj, po të paralajmëroj.

Gjesti: S’ke nevojë për ta thënë. Pse po e çon gishtin?

Rozana: Zemra unë bëj ç’të dua, kjo është shtëpia ime!

Gjesti: Tani, e ti po më provokon keq mua.

Rozana: Unë i kam bërë para teje këto, kam qenë para teje aq vjeç sa je ti tani.

Gjesti : E çfarë lidhje ka kjo? Çfarë njeriu, nuk bëj ashtu gjestesh.

Rozana: E respektoj që nuk e bën.

Gjesti: Të respektoj normal se nuk jam stupid (budalla)! A je normal?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF