Leighton Meester, Adam Brody, Anna Faris jane disa prej personave të famshëm qe humbën shtëpitë e tyre si pasojë e zjarreve masive që përfshinë Los Angeles. Më shumë se një mijë shtëpi, biznese dhe ndërtesa të tjera janë shkatërruar nga zjarret në të gjithë rajonin e Los Angeles, ndërsa është shpallur gjendja e emergjencës.Aktori James Woods shpërtheu në lot në një intervistë për CNN pasi shtëpia e tij në Pacific Palisades u shkrumbua.
"Një ditë ju jeni duke notuar në pishinë dhe të nesërmen gjithçka është zhdukur," tha Woods në intervistë. “Kishte kaq shumë kaos, ishte si një ferr. Çdo shtëpi ishte në flakë rreth nesh", rrefeu ai. Zjarret që kanë shpërthyer përreth Los Anxhelosit janë përhapur edhe në Hollivud Hills. Kjo fatkeqësi natyrore ka shkaktuar vdekjen e së paku pesë personave dhe shkatërrimin e qindra shtëpive. Më shumë se 100.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, përderisa erërat e fuqishme po pengojnë punën e zjarrfikësve për të shuar zjarret, por edhe po përhapin flakët.
“Kjo stuhi zjarri është tejet e madhe”, tha kryetarja e Los Anxhelosit, Karen Bass gjatë një konference për media. Në Los Anxhelos aktualisht janë të paktën gjashtë vatra aktive zjarri. Katër nga to janë 0% nën kontroll, thanë zyrtarët shtetërorë, përfshirë vatra të zjarrit në krahun lindor dhe atë perëndimor të qytetit që po vazhdojnë të digjen.