KreuCelebrity

Tmerr në Korçë, 12 vjeçari vdes nga ataku kardiak- familjarët të tronditur: Nuk vuante nga probleme me zemrën! QSUT me variant ndryshe!

Tmerr në Korçë, 12 vjeçari vdes nga ataku kardiak-

Një 12 vjeçar nga Maliqi humbi jetën ditën e sotme në QSUT.  Familjarët jashtë kamerave kanë deklaruar se vogëlushi ka qenë i shëndetshëm dhe nuk ka pasur probleme shëndetësore. Ata hedhin akuza ndaj mjekëve teksa shtojnë se pasi e kanë sjellë në Tiranë, djali është shtuar në pavionin e Covid, ndërsa thonë se ai duhej të ndiqej në reanimacion.

“Djali ka qenë i shëndetshëm, nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më parë, merrej me aktivitet sportiv. Në fund të dhjetorit ka shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit (me të vjella dhe temperaturë të lartë), është trajtuar në spitalin e Korçës në reanimacion. Ditën e djeshme e kemi çuar urgjent në Tiranë dhe na i shtruan në pavionin e Covid, djali tonë nuk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin në reanimacion. U shtrua aty dhe filloi të kishte të vjella të pandërprea, ja komunikoja këtë infermieres dhe më thoshte ‘nuk ka mundësi’. Djalin nuk e trajtuan siç duhej, në një moment ai shtrëngon gjoksin fort aty e marr në krah për ta çuar tek urgjenca e pediatrisë dhe rrugës djali më mbaroi në krahë.

Ajo çfarë na thanë mjekët është se pësoi arrest kardiak, a mundet që nga një virozë djali të humbasë jetën?! Nuk vuante as nga diabeti as nga zemra por nga mjekimet e shumta diabeti ditën e fundit i shkoi 200. Jemi të tronditur dhe gjërat nuk duam t’i çojmë më tej, na respektoni në dhimbjen tonë”, kanë deklaruar familjarët e cituar nga TCH. Policia është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjet me dëshmitë e marra nga familjarët por këta të fundit kanë sqaruar gjithashtu se nuk kanë pranuar të kryhet ekspertizë mjekoligjor.

Sakaq, tjeter variant nxjerr QSUT pas ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit Leo Sadiku. Sipas njoftimit zyrtar, QSUT sqaron se pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Njoftimi:

QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë. Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2024 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike. Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë. Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet. Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjes dhe interesin e publikut, QSUT riafirmon përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF