Jennifer Lopez zyrtarisht po vazhdon jetën e saj, por ajo po merr me vete një pjesë të madhe të së kaluarës së saj: atë unazën mahnitëse të fejesës me diamant jeshil nga Ben Affleck.
J.Lo nuk po heq dorë nga unaza 8.5 karatësh që Affleck i dha gjatë fejesës së tyre të dytë. Dhe a mund të fajësohet për këtë? Unaza nuk është një bizhuteri e zakonshme. E krijuar me një diamant të rrallë jeshil natyral dhe i rrethuar nga diamante të bardhë në formë trapezi, me një vlerë 5 milionë dollarë (dhe mund të vlejë edhe më shumë, sipas ekspertëve).
Ben nuk zgjodhi vetëm unazë - ai zgjodhi jeshile sepse është ngjyra e preferuar e Jennifer-it.
“Ishte një dhuratë”, tha burimi i brendshëm për OK Magazine. "Vetëm se marrëdhënia nuk funksionoi nuk do të thotë që ajo duhet ta kthejë atë”. Me sa duket, edhe Ben nuk ka kundërshtime për këtë". Ai e ka bërë këtë tashmë dy herë”. shtoi burimi, duke iu referuar diamantit rozë Harry Ëinston që i dha Lopez-it gjatë fejesës së tyre të parë në vitin 2002.
Pavarësisht ndarjes së tyre, duket se J.Lo dhe Ben po mbajnë një marrëdhënie të mirë. Një burim i tha Page Six muajin e kaluar se të dy janë të përkushtuar të qëndrojnë në jetën e njëri-tjetrit, veçanërisht kur bëhet fjalë për familjen e tyre. “Ata do të vazhdojnë të jenë në jetën e njëri-tjetrit pavarësisht se nuk janë të përfshirë në mënyrë romantike”, zbuloi burimi i brendshëm.
View this post on Instagram
Për J.Lo, unaza nuk është vetëm një bizhuteri, por është pjesë e historisë së saj. Nga fejesa e tyre e parë deri te dashuria e tyre e rindezur dhe më pas ndarja, diamanti jeshil është bërë simbol i një kapitulli shumë të paharrueshëm në jetën e saj.
Pra, ndërsa martesa mund të ketë përfunduar, Jennifer Lopez nuk po i thotë lamtumirë çdo pjese të saj. Ajo po ecën përpara dhe po e bën këtë me një kujtim prej 5 milionë dollarësh të dashurisë që ka qenë dikur.