Jessica Alba dhe bashkëshorti i saj, Cash Warren, thuhet se po ndahen pas gati 17 vitesh martesë. Sipas burimeve të cituara nga TMZ, çifti së fundmi vendosi të ndahej dhe po shkon drejt divorcit. Dyshja, të cilët u martuan në maj 2008, kanë tre fëmijë: vajzat Honor, 16 dhe Haven, 13, si dhe djalin e tyre më të vogël, Hayes, 7 vjeç.
Ndërsa arsyeja e ndarjes së tyre mbetet e paqartë, përfaqësuesit e të dy yjeve nuk kanë komentuar për këtë çështje. Pavarësisht lajmeve për ndarjen e tyre, Alba dhe Warren kanë treguar kanë treguar se kanë qenë bashkë muajt e fundit.
Familja festoi së bashku Ditën e Falënderimeve në Puerto Vallarta, Meksikë, ku Alba ndau një postim të përzemërt në Instagram. Pushimet vazhduan të ishin familjare pasi të pestë kaluan Krishtlindjet së bashku. “Gëzuar festat nga familja jonë tek e juaja”, ka shkruar ajo krahas një fotoje tjetër në grup.
Çifti u pa për herë të fundit së bashku publikisht javën e kaluar teksa festonin ditëlindjen e 7-të të djalit të tyre Hayes në Universal Studios. Alba ndau momentet kryesore të ditës në Instagram, duke shkruar: "Dita më e mirë në #UniversalStudios duke festuar 7-vjetorin tonë, Hayes!”.
Megjithatë, fansat me sy shqiponjë vunë re disa detaje delikate në fotot e fundit. Në disa imazhe, dora e majtë e Albës ishte e fshehur, ndërkohë që është parë pa unazën e martesës në fotot e fundit të paparacëve.
Historia e dashurisë së Alba dhe Warren filloi në xhirimet e Fantastic Four në 2004, ku Warren punoi si asistent regjisor dhe Alba luajti rolin ikonik të Sue Storm. Çifti u fejua në dhjetor 2007 dhe bënë një dasmë në gjykatë në Beverly Hills vitin e ardhshëm, kur Alba ishte shtatzënë me vajzën e tyre të madhe. Me kalimin e viteve, ata janë parë shpesh si një çift i fuqishëm që balancon karrierën dhe jetën familjare.
Ndërkohë që lajmi për ndarjen e tyre shënon fundin e një epoke për dyshen, ata shfaqen të përkushtuar për të bashkë-prindëruar tre fëmijët e tyre dhe për të kaluar kohë cilësore si familje.