Bukuroshja Beniadë së shpejti do të vijë pranë publikut me një program pasditeje. Lajmin e bukur ajo e ka dhënë vetë me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.
Teksa ka ndarë një foto ku shihet duke firmosur kontratën, Beniada ka shkruar se është e lumtur për këtë fillim të ri, i cili ka qenë një nga qëllimet e saj për 2025-n.
“Diçka shumë e bukur po vjen! E lumtur dhe mirënjohëse për këtë fillim të ri. Në objektivat e mia për vitin 2025, ishte dëshirë të prezantoja një programin tim. Së shpejti pasditja do të ketë një shije të re. Shihemi së shpejti”, ka shkruar ajo.
Ende nuk dihet se në cilin ekran do të jetë ky emision pasditeje, ndaj na mbetet të presim. Ajo që dimë është që Beniada është një personazh shumë i dashur për publikun dhe në këtë eksperiencë të re do ta ketë mbështetjen e publikut.