KreuCelebrity

Dua Lipa largohet nga LA pas zjarreve: "Shkatërruese dhe të frikshme!"

Dua Lipa largohet nga LA pas zjarreve: "Shkatërruese dhe të

Dua Lipa eshte ne mesin e yjeve qe u detyruan të largohen nga Los Angeles për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë zonat e Pacific Palisades dhe Hollywood Hills. Këngëtarja 29-vjeçare, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes për sukseset ndërkombëtare, është bashkuar me artistë të tjerë të njohur, si James Bourne nga grupi Busted, Mark Owen nga Take That dhe Liam ‘Gatsby’ Blackwell nga TOWIE, të cilët gjithashtu janë evakuuar nga zonat e prekura.

Dua Lipa largohet nga LA pas zjarreve: "Shkatërruese dhe të

Në një postim të fundit në Instagram, Dua Lipa shprehu shqetësimin e saj për situatën, duke e përshkruar atë si “të frikshme” dhe shprehu solidaritetin me të gjithë ata që po përballen me këtë tragjedi natyrore. "Absolutisht shkatërruese dhe të frikshme këto ditë në LA. Po mendoj për të gjithë miqtë dhe njerëzit që u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre", shkroi ajo.

Dy zjarret më të mëdha që kanë përfshirë ndonjëherë Los Anxhelosin në Shtetet e Bashkuara këtë javë, kanë shkaktuar 10 vdekje dhe i kanë shkatërruar të paktën 10.000 shtëpi, ndërtesa dhe struktura të tjera. Zyrtarët në Los Anxhelos njoftuan se zjarri “Eaton”, i cili u ndez të martën mbrëma, ka shkrumbuar më shumë se 5.000 struktura. Një zjarr tjetër në perëndim të Los Anxhelosit, më i madhi që e ka përfshirë këtë zonë ndonjëherë, shkatërroi mbi 5.300 te tjera. Numri i të vdekurve nga zjarret u rrit në 10 nga shtatë, njoftuan zyrtarët shëndetësorë në Los Anxhelos në një përditësim te fundit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF