KreuCelebrity

Rrëfimi i Egli Takos: Shkova tek psikiatrja, kam marrë ilaçe!

 

Rrëfimi i Egli Takos: Shkova tek psikiatrja, kam marrë ilaçe!

Egli Tako dhe Valbona Mhilli treguan se bashku eksperiencat tronditese me atakun e panikut. Egli rrefeu madje se ka marrë ilaçe për të kaluar gjendjen e saj.

Rrëfimi i Egli Takos: Shkova tek psikiatrja, kam marrë ilaçe!

“Bëra në fillim konsultë terapie me psikologe se edhe unë nuk doja mjekime. S’ka shanse-thoja mjekime. Edhe shkova te psikologia, keq, rëndë, e kuptoja që nuk isha për psikologe. Mbaj mend, me merrte në telefon dhe më thoshte ‘më merr kur të duash në telefon’. Mbaj mend një ditë isha shtrirë në krevat dhe e marr në telefon. Nuk isha te mami atëherë, isha vetëm në shtëpi. I them ‘po vdes, nuk marr dot më frymë, jam shumë e lodhur, nuk dua më të jetoj’.

Më thotë ‘të lutem hap derën, merr tualetet, bëj diçka me zor, edhe dil’. I thashë ‘nuk kam fuqi të ul bravën, ça po thua’?

Kur kam shkuar në Greqi kam kaluar tmerr, 3 ditët më të zeza të jetës sime. E kam thënë se kur të shkoj në Shqipëri do të marr mjekim ose mos më lini vetëm. Sa erdha në Tiranë kam shkuar te mjekja e familjes dhe më drejtoi te një psikiatër. Mora ilaçet dhe s’doja t’i pija. Kur mora ilaçet kisha frikë, e kisha bindur veten se do të shikoja halucinacione. Kur i piva më filloi zemra, mendova ‘tani u çmenda’. Ama ka qenë gjëja më e mirë që kam bërë”, ka rrëfyer Egli.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF