Pas vitesh spekulimesh se Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z janë pronarët e makinës më të shtrenjtë në botë, shfaqet një video e makinës duke ecur, teksa po aludohet se shoferja mund të jetë këngëtarja.
View this post on Instagram
Torsten Müller-Ötvös, CEO i Rolls-Royce, tha në vitin 2021 se "Boat Tail nuk është vetëm metoda për të arritur në një destinacion, por vetë destinacioni". Ai po fliste për makinën e re më të shtrenjtë që ndonjë markë kishte nxjerrë në shitje: jo më pak se 23 milionë euro.
Boat Tail është një makinë nga e cila janë prodhuar vetëm tre modele, secila me një konfigurim të ndryshëm për të kënaqur blerësit e saj, të cilët siç mund ta imagjinoni janë tre nga klientët më të mirë që Rolls-Royce ka në botë. Origjina e kësaj makine ishte Sëeptail, një model unik, dizajni i të cilit bazohej në arkitekturë. Kjo ishte një pikë kthese dhe shumë milionerë të tjerë filluan të telefonojnë Rolls-Royce duke kërkuar makina unike.
Kështu, marka britanike studioi opsionin që iu ofrua, vendosi të frymëzohej nga bota e detit dhe arriti një marrëveshje me tre klientë të cilëve nuk u interesonte se cili ishte çmimi përfundimtar i makinës. Ata thjesht do ta mbanin atë.
Edhe pse emrat e blerësve të këtyre makinave nuk janë bërë asnjëherë publikë, në atë kohë u përfol (asnjëherë nuk u konfirmua) se Beyonce dhe bashkëshorti i saj, Jay Z, ishin pronarë të të parës. Sipas medias britanike The Telegraph, nënshkrimi i Jay Z do të shfaqej pranë Spirit of Ecstasy (statujën që vetura mban në pjesën e përparme), ndërsa ajo e Beyonce-s mund të shihej e vogël pranë stemës së pasme. Përveç kësaj, emri i të dyve do të dilte në motor dhe ngjyra blu do të frymëzohej nga tonet dominuese të Cote d'Azur, në Francën juglindore, ku çifti është parë në shumë raste.
Por kjo nuk mund të konfirmohej pasi askush nga marka nuk e ka konfirmuar dhe nuk ka pasur asnjë imazh në të cilin shihet Beyonce apo Jay Z duke e drejtuar atë . Në të vërtetë, makina është regjistruar me celular dhe spekulohet se është këngëtarja e njohur që është në timonin e makinës.
Makina mesa duket është parë në Dubai, ku ka targën. Pra, nëse është e Beyonce-s, një nga arsyet pse ajo nuk është parë kurrë pas timonit është sepse nuk do ta kishte në disa nga rezidencat e saj më të zakonshme, që janë ato të Bel-Air, Neë York dhe Malibu. A kanë Jay Z dhe Beyonce shtëpi në Dubai?
Nuk ka informacion të saktë. Sido që të jetë, çifti fare mirë mund ta porosiste këtë makinë pasi në raste të tjera janë parë me modele të Rolls-Royce dhe pasuria e tyre e vlerësuar në rreth 1.8 miliardë euro do t'i kishte lejuar t’i ofronin këtë kënaqësi vetes.