Pas një debati të ashpër në oborrin e shtëpisë, Gjesti dhe Jozi ishin angazhuar në një diskutim të ngrohtë që shumë shpejt u shndërrua në një situatë komike.
Gjatë gjithë këtij momenti e pranishme ishte edhe Gerta, e cila nuk mundi të ndalonte së qeshuri. Diskutimi filloi kur Gjesti e komentoi stilin e veshjes së Jozit, duke thënë se ai vishet mirë, por nuk ka një qëndrim të duhur.
Për të ilustruar këtë, ai e imitoi Jozin duke hapur krahët, duke shkaktuar të qeshura te Gerta. Nga ana tjetër, Jozi e kundërshtoi këtë, duke sugjeruar se Gjesti ishte duke u shtirur dhe se kishte lyer flokët e tij të bardha.
Ndwrkohw Gjesti, pas një vëzhgimi të kujdesshëm, vuri re se Jozi kishte hequr vetullat, një detaj që i shpërtheu të gjithëve në të qeshura, pasi Jozi mbeti pa fjalë për këtë.