Kim Kardashian u akuzua se ka kopjuar gruan e ish-bashkëshortit të saj Kanye West, Bianca Censori, në fotosesionin e vet të fundit. Ylli i reality show-t tregoi dekoltenë e saj të bollshme me një bluzë tejet të vogël të ngushtë në ngjyrë të bardhë dhe tanga të së njëjtës ngjyrë teksa pozonte në një pyll gjatë natës, në fotot e shpërndara në Instagram të dielën. Nëna e katër fëmijëve mbante një kapuç në kokë, me veshjen e saj “të zhveshur” duke bërë krahasime me zgjedhjet provokuese të modës nga ana e Censorit, 29 vjec, që shpesh i atribuohen ndikimit të Kanye, 47 vjeç.
Shumë fansa vunë në dukje se Kim – e cila më parë pranoi se kishte pasur ‘sulme paniku’ lidhur me identitetin e saj të modës pas divorcit – duket sikur po imiton arkitekten australiane.“Bianca është shumëfishuar”, ka shkruar një komentues. "Kimca Censori", pretendon një tjetër. Komentet vazhduan, edhe me krahasime me personazhe të tjera. 'Tani mendon se është Doja Cat', shkroi një ndjekës, e një tjetër thotë: “Vajzë, shko futja gjumit më mirë”!