"Kam qenë i suksesshëm sepse e kam njohur dështimin, të rinjtë sot jetojnë me zili për shkak të rrjeteve sociale", me keto fjale Kledi Kadiu beri gjate një interviste për një media italiane "grafine" e nje brezi te tere. Prej vitesh pike referimi për talent show-n e ‘Amici’, balerini i njohursot jeton larg televizionit, edhe pse nuk e mbyllur marrëdhënien me të përgjithonë. Aktualisht, jeta e tij është fokusuar në të qënit baba me kohë të plotë i Lea-s dhe Gabriel-it, djalit të tij të lindur në vitin 2021, i cili vuan nga një sëmundje të quajtur meningo-encefaliti. ‘Ai po më mëson se duhet ta marrësh jetën ashtu siç është dhe të vazhdosh si njerëzit normalë,’ shprehet Kadiu.
I intervistuar nga media italiane, Kledi ka folur për afeksionin që e lidh me Maria De Filippin: ‘Kam pasur fatin dhe kënaqësinë të jetoj shumë vite pranë saj dhe kam mundur të vëzhgoj mënyrën e saj të punës dhe marrëdhënien me të tjerët. Ajo është një profesioniste e shkëlqyeshme me dhunti të shkëlqyera dhe bën gjithçka me saktësi të madhe. Fillova me Maurizio-n. Ai ishte i saktë, i bezdisshëm. Sot të gjithë duan të jenë të parët pa asnjë eksperiencë në dështim. Ai më mësoi se suksesi mund të marrë fund, ndërsa sot të rinjtë synojnë vetëm suksesin mediatik dhe nëse nuk vjen menjëherë është humbje. Unë jam dikush që kam pasur sukses’ – vazhdon Kledi – ‘sepse dija të bëja diçka. Kisha baza të forta, madje edhe të dështimit. Tashmë jetoja nga puna ime dhe mendova: nëse suksesi largohet, s'ka rëndësi. Por ajo ishte një epokë e artë: mund të zgjidhnit, kishte vlera. Sot, kryesisht për shkak të rrjeteve sociale, dominon zilia’.