KreuCelebrity

Shqiptarët më të stresuarit në rajon, sipas raportit “Gallup Global”!

Shqiptarët më të stresuarit në rajon, sipas raportit

Sipas raportit “Gallup Global Emotions 2024”, i cili ofron një pamje të matjeve më të fundit të përvojave pozitive dhe negative të përditshme të njerëzve, shqiptarët janë ata që përjetojnë më shumë trishtim, stres e dhimbje fizike se gjithë vendet e tjera të Ballkanit.

Ndërkohë pas Kosovës, jemi ata që përjetojmë më shumë kënaqësi, ndjesi çlodhje, buzëqeshim më shumë e trajtohemi me më shumë respekt. Gjetjet bazohen në afro 146 000 intervista me të rritur, në 142 vende dhe zona në vitin 2023.

Shqiptarët më të stresuarit në rajon, sipas raportit

Indekset e përvojës pozitive dhe negative të Gallup-it, matin gjërat e paprekshme të jetës, ndjenjat dhe emocionet, që treguesit ekonomikë tradicionalë si PBB-ja, nuk arrijnë t’i pasqyrojnë.

Çdo indeks ofron një fotografi në kohë reale e përvojave të përditshme të njerëzve, duke u ofruar udhëheqësve njohuri mbi shëndetin e shoqërisë, që nuk mund t’i mbledhin vetëm nga treguesit ekonomikë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF