Princi William ishte pjesë në koncertin e fundit të Taylor Swift në Londër. Trashëgimtari i fronit britanik u shoqërua në koncertin e Taylor Swift nga dy fëmijët e tij më të mëdhenj, Princi George dhe Princesha Charlotte.
Megjithatë, shumë pyesin pse Kate Middleton nuk ishte me ta. Princesha e Uellsit u rikthye në sferën publike, pas një mungese gjashtëmujore, në Trooping the Color dhe njoftoi se do të pasojnë më shumë dalje publike gjatë verës. Koncerti i Taylor Swift në kryeqytetin britanik nuk ishte një prej tyre.
Sipas “Entertainment Tonight”, Kate Middleton kishte përgjegjësinë të kujdesej për fëmijën e tyre më të vogël, Princin Louis 6-vjeçar. Mami dhe djali qëndruan në Windsor, ndërsa Princi William festoi ditëlindjen e tij të 42-të me Princin George 10-vjeçar dhe Princeshën Charlotte 9-vjeçare.
Taylor Swift pritet të kthehet sërish në Wembley Stadium në gusht. Megjithatë, as këtë herë nuk duhet të presim ta shohim në tribunat e stadiumit. Princesha Kate nuk pritet të jetë në asnjë nga koncertet e Taylor”, tha një burim, duke shtuar “paraqitja e saj në King’s Trooping the Color nuk do të thotë se ajo është kthyer ende në një orar të plotë të detyrave zyrtare”.