KreuCelebrity

Kris Jenner e tërhoqi lëkurën më shumë se ç`duhet, fansat e ngatërruan me Kim në fotot e fundit!

 

Kris Jenner, në moshën 69-vjeçare, vendosi t’i nënshtrohet ndërhyrjeve shtesë kozmetike për t’u dukur më e re. Ylli amerikan i reality show-t, kohët e fundit i kaloi në Paris, ku “u prezantua” krejtësisht ndryshe nga sa jemi mësuar. Disa menduan se në foto dhe video ishte vajza e saj Kim Kardashian.

Kris Jenner e tërhoqi lëkurën më shumë se

“Ajo po plaket mbrapsht”, “Kirurgu meriton një çmim”, “Çfarë po ndodh në Hollywood? Ata hanë foshnje?”, “Kjo nuk është Kris. Joo, nuk është ajo”, “Do të më thuash që kjo nuk është Kim?”, janë disa nga komentet.

Kris Jenner e tërhoqi lëkurën më shumë se
Kris Jenner e tërhoqi lëkurën më shumë se

Kris ende nuk ka folur publikisht për operacionet e saj kozmetike. Doktori Jonny Betteridge, i cili themeloi klinikën JB Aesthetics në Londër, deklaroi se lëkura e saj është veçanërisht e tendosur në zonën e pjesës së poshtme të fytyrës dhe qafës. “Kjo ndoshta përfshinte një ngritje të thellë të fytyrës, ngritje të qafës, blefaroplastikë dhe transplantim të dhjamit. Ky është vërtet një përtëritje e plotë e fytyrës në formën e saj më të mirë”, tha ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF