KreuCelebrity

Përgjigja e Tom Cruise për Ditën e Babait, i zemëroi keq fansat!

Përgjigja e Tom Cruise për Ditën e Babait, i zemëroi keq

Tom Cruise zemeroi shumë fansa me përgjigjen e tij ndaj një pyetjeje që lidhet me Ditën e Babait, duke marrë parasysh faktin se ai ka refuzuar ta shohë vajzën e tij Suri Cruise, të cilën e kishte në martesë me Katie Holmes, për më shumë se 11 vjet.

Në premierën e “Mission: Impossible – The Final Reckoning”, një gazetar e pyeti: “Dita e Babait po afron. Si do të dukej një Ditë ideale e Babait për ty?”. Tom ngurroi pak e tha: “E di…”, shikoi në distancë dhe shtoi: “Thjesht po argëtohem”. Pastaj, doli nga tema dhe filloi të fliste për filmat e tij: “Të realizosh filma, të kesh aventura të mrekullueshme dhe të kalosh kohë të mirë”. 

Fansat e dënuan atë në rrjetet sociale për këtë reagim. Përveç Surit, ai ka edhe dy fëmijë të tjerë – Connorin dhe Isabellën, me të cilët është në marrëdhënie të mira.

“Po sikur të mund të takoje vajzën tënde, të cilën e braktise më shumë se një dekadë më parë?”, “Humbja e tij”, “Burri është plotësisht i shkëputur nga realiteti”, janë disa nga reagimet.

Suri hoqi dorë nga mbiemri i babait të saj dy vjet më parë. Per shkak se ajo dhe nëna e saj, ndryshe nga Tomi, nuk donin kurrë të ishin anëtarë të Kishës së Scientology, Tom ndërpreu cdo kontakt me to.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF