KreuCelebrity

Marsela Çibukaj zbulon planet për dasmën e shumëpritur!

Marsela Çibukaj zbulon planet për dasmën e shumëpritur!

Marsela Çibukaj ka qenë së fundmi e ftuar të “Rudina” dhe ka zbuluar planet për dasmën.

Këngëtarja dhe Vitmar Basha janë bashkë prej 6 vitesh. Dasma e shumëpritur që është shtyrë disa herë, mund të realizohet shumë shpejt.

“Po e planifikojmë Rudina, por gjithmonë do të ndodhë ndonjë diçka që pastaj  spostohet. Ju e dini tashmë që në qoftë se do të ndodhë, është e para Rudina që do ta marrë vesh dhe me siguri publiku që ndjek Rudinën”, tha ajo.

Marsela Çibukaj zbulon planet për dasmën e shumëpritur!

“Na kanë rrëmbyer shumë këto angazhimet e punës. Në fakt ndoshta mund të jetë surprizë brenda pak kohe, të shohim tani sepse edhe unë jam së shpejti, bëhem shtetase italiane më në fund kështu që mund të ishte një arsye më shumë për të celebruar. Të gjithë po presin, edhe ne po presim”, tha këngëtarja duke zbuluar se dasma do të jetë brenda vitit.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF