KreuCelebrity

Me lot në sy; Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gerd Vaso!

Me lot në sy; Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gerd Vaso!

Enada Hoxha ka folur për herë të parë (dhe të fundit sikurse ajo tha) në podcast-in “Zë me Mirën” për ndarjen nga Gerd Vaso pas 27 vitesh martesë. Ajo pranoi se ende ka ndjenja për balerinin me të cilin ka edhe një djalë, teksa me shumë fisnikëri theksoi se në asnjë moment s’do e mohonte diçka të tillë pasi në rrallë të parë do të gënjente veten.

Me lot në sy; Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gerd Vaso!

“Janë disa gjëra që nuk falen, nuk kapërdihen, me gjithë dashurinë e madhe, por në këtë rast kam respektuar si veten time dhe zgjedhjen e tij. Për zgjedhjen që Gerdi ka bërë nuk mund të mbetemi miq. Nëse do të kishim ndarje për mospërputhje karakteresh edhe mund të kishim mbetur miq, por lëndimi është shumë i madh dhe mënyra që ai ka zgjedhur... çdo përballje me të ka një efekt shumë të madh për mua.

Unë nuk mund të them që jam e çliruar totalisht nga ndjenja. Do të gënjeja veten dhe të gjithë ata që më njohin. Nuk është e lehtë për mua… Brenda meje ka ndjenja, ka,  por siç e thashë tashmë duhet të respektoj veten më shumë se kurrë! Sido që të shkojë jeta ime unë jam e lumtur për atë çfarë kam përjetuar, për vërtetësinë e gjithçkaje që unë kam dhënë, për gjithë jetën që kam jetuar”, tha ajo.

Me lot në sy; Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gerd Vaso!

Enada Hoxha zbuloi se edhe pas ndarjes jeton me vjehrrën dhe djalin e saj 17-vjeçar, pasi ajo nuk e mendon dot ndarjen nga ata.  "Jetoj ende me vjehrrën, është një grua e jashtëzakonshme më ka dashur shumë, ma shpreh çdo ditë ajo nuk e mendon dot idenë të ndarë nga mua dhe djali, Roani. Do t'i qëndroj në krah deri sa të ketë jetë. Nuk e meriton që ta lë vetëm në një moment të tillë", u shpreh Enada.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF