Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë mbëmjen e djeshme në një darkë shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, dhe Këshilli Federal zviceran. Osmani ka publikuar disa foto në faqen e saj në Instagram nga eventi i djeshëm, ku ajo çfare bie më shumë në sy është eleganca e saj.
Osmani është shquar gjithmonë për “look –un” e saj dhe njihet si një nga zonjat më me sharm, e kujdesshme dhe konservatore kur vjen puna te stili.
Mbëmjen e djeshme ajo ka shkëlqyer e veshur me një fustan të ngushtë të kuq me mëngë të gjata dhe një prerje të rafinuar te pjesa e krahërorit, i gjatë deri në fund të këmbëve. Ndryshe këtë herë me flokë të kapura, ku dalin në dukje vathët e saj, të cilët janë të thjeshtë për t'ja lënë gjithë vëmendjen karficës së artë që ka vendosur në një anë të fustanit.
Vjosa gjithmonë di si të bëjë një përfaqësimin të denjë të Kosovës në një event të përmasave evropiane.
Prej disa vitesh Osmani ia ka besuar “look –un” e saj stilistit të njohur kosovar, Valdrin Sahiti.
Në foto gjithashtu Osmani shihet edhe në shoqërinë e futbollistit të njohur shqiptar që luan për përfaqësuesen zvicerane, Xherdan Shaqiri.