Naomi Campbell më në fund i e konfirmoi atë që dyshohej prej kohësh: Modelja i ka mirëpritur të dy fëmijët e saj përmes një surrogate, pasi u bë nënë për herë të parë në vitin 2021 në moshën 50-vjeçare dhe pozoi me të porsalindurin në kopertinën e “Vogue”.
Campbell, tashmë 54 vjeçe, tronditi botën kur njoftoi lindjen surprizë të vajzës së saj, e ndjekur nga një djalë në vitin 2023, emrat e të cilëve mbretëresha e pasarelave nuk i ka bërë publikë. Naomi fillimisht e pohoi se vajza e saj, trevjeçare, nuk ishte birësuar më parë, duke sqaruar se ajo nuk kishte mbetur shtatzënë vetë, ndërsa diskutoi se sa rëndësi kanë fëmijët e saj për të, shkruan DailyMail.
“Fëmijët e mi janë gjithçka për mua. Më ka bërë të frikësohem për të ardhmen”, tha supermodelja per The Times. Naomi më tej shpjegoi se ajo kurrë nuk po kërkonte një baba për fëmijët e saj dhe e lumtur që ishte ‘ një mami beqare’.



















