Besa Kokëdhima nuk e çoi dot Shqipërinë deri në fazën finale të Eurovisioni, por Ardit Gjebrea thotë se ka një shqiptare në finale e Eurosong. Përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, moderatori i njohur tregon se për kë bëhet fjalë.
"Mbrëmjen që përmes një telefonate, Nutsa më ftoi si producent artistik të projektit Eurovision 2024 për Gjeorgjinë, u entuziazmova, por edhe u mendova gjatë...
Gjeorgjia prej 7 vitesh nuk hynte në finalen e Eurosong dhe për mua ishte sfidë, por siguria ime ishte vetë Nutsa.
Detaje ka plot, madje dhe shumë të bukura, punë pafund, por e rëndësishme ishte që ky të ishte një projekt ndërkombëtar, ku Shqipëria të ishte zemra e Gjeorgjisë. Dhe në fakt, Natia Mshvenieradze - Kryetare e Delegacionit Gjeorgjian kështu më thotë: "Ardit, ti je zemra e skuadrës tonë!"
Në këtë projekt zbulova një kompozitore shqiptare të super talentuar Ada Satka, e cila jeton në USA dhe tashmë edhe në Shqipëri, dhe bashkë me mikun dhe bashkëpunëtorin e shumë artistëve shqiptarë Darko Dimitrov, u krijua kënga "Firefighter".
Miguel dhe Nick, dy Balerinë që kanë qënë në Kënga Magjike 2019, së bashku me Luigi, Andrea, Dlova dhe Dante, formuan ekipin koreografik me të cilin u punua për çdo detaj. Dhe qershia mbi tortë (meritë e Nutsës) ishte Drejtori Kreativ i skenës, Sagiv Karpel - i American Idol 2023.
Dhe ja ku jemi sonte në natën Finale!
Ja dolëm te jemi!
Bëmë zgjedhjet e duhura, sepse kënga është projekt, i cili kurohet në çdo detaj, pa folur për punën aq profesionale të PR që bën Lasha Kapanadze.
Jemi një skuadër me një artiste të jashtëzakonshme!
E kush nuk dëshiron të fitojë një Festival?!
Por ajo që i thashë Nutsës mbrëmë pas provës së përgjithshme të Finales ishte: "Festivali për ty ka mbaruar, ti je ajo që të gjithë të duan për artisten dhe njeriun që je. Jam i sigurt që do të të ftojnë ngado, sidomos në aktivitetet e mëpasme të Eurosong. Gjurma që po lë, është e jashtëzakonshme dhe nga nesër, fillo të mendosh për gjurmët e reja"
Juritë kanë votuar që mbrëmë dhe sonte voton publiku. Ndaj ftoj gjithë Shqiptarët që të votojnë Nr.24 që është Gjeorgjia, pasi aty jemi edhe ne, shqiptarët!", ka shkruar ai.
https://www.instagram.com/p/C61NcLRCPow/?hl=en