KreuCelebrity

Një rrëfim nga Dojna Mema; i thotë të gjitha, nga rikthimi i mundshëm në TOP te frika më e madhe!

Një rrëfim nga Dojna Mema; i thotë të gjitha, nga rikthimi i

Moderatorja Dojna Mema ka qenë e ftuar në programin “Miqtë e Pasdites” në RTSH, ku ka bërë një rrëfim shumë të bukur për jetën e saj. E sapokthyer nga Barcelona ku Dojna kaloi disa ditë pushimi me rastin e ditëlindjes së saj, ajo rrëfeu se ky vend është i veçantë për ta pasi aty ka marrë edhe propozimin për martesë, teksa ishte shtatzënë.

Dojna u kthye pas në kohë dhe kujtoi se kur e ka parë për herë të parë Vlashentin, nuk është se kishte tiparet e karakteristikat e ‘princit të kaltër’ që ajo kishte ëndërruar.

“Krijon një ide në kokë se si duhet të jetë dhe Vlashenti nuk kishte asnjë nga ato detaje. Ishte komplet ndryshe nga sa e kisha parashikuar. Dhe u gjenda para një djali që nuk e kuptoja që çfarë më tërhiqte aq shumë, që rrija 6 orë dhe flisja me të pa pushim. Ajo që më ka pëlqyer më pas tek ai, ishte që nuk ishte një djalë xheloz. Një person jo i sigurt është xheloz. Mungesa e xhelozisë, mendjehapësia, dëshira për t’i bërë të gjitha gjërat bashkë. Një partner që jo vetëm nuk të frenon për arritur qëllimet në jetën tënde, por të shtyn për më tepër”, tha ajo në programin “Miqtë e pasdites”.

Një rrëfim nga Dojna Mema; i thotë të gjitha, nga rikthimi i

Ajo foli edhe për fëmijërinë e saj dhe theksoi se ka qenë një fëmijë problematik, që nuk hante, nuk flinte dhe që qante shumë. Ndërkohë që më pas me rritjen e saj, gjëja më e rëndësishme që babai i saj e kishte merak ishte që vajzat e tij të kishin lirinë dhe pavarësinë e tyre.

E pyetur në lidhje me frikën më të madhe ajo tha që është arsimimi i djalit të saj, teksa theksoi se fatkeqësisht rinia shqiptare sot përballet me vështirësi të mëdha.

Dojna rrëfeu edhe fillimet e saj në Top Albania Radio si fillim e më pas kalimi i natyrshëm në televizion. E pyetur nëse do ta pranonte një ofertë nga Top Channel, ajo tha se ka mësuar që kurrë mos të thotë jo. “Më përpara kam qenë më e prerë dhe më pas pendohesha, por tani them që asnjëherë nuk i dihet”, tha moderatoja, teksa shtoi që asaj medie i është mirënjohëse pasi besoi tek ajo kur ajo nuk ishte "askushi".

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF