KreuCelebrity

Ilda Lumani: “Miqtë e Pasdites” 1.1 milionë shikime në 5 ditë!

Ilda Lumani: “Miqtë e Pasdites” 1.1 milionë shikime
Vetëm një javë nga fillimi i programit “Miqtë e pasdites” në RTSH ka shënuar një sukses befasues. Me autore Ilda Lumanin dhe nën moderimin e Beniada Niashanit, ky program duket se është mirërpritur nga audience, çka e dëshmon dhe reagimi në rrjetet sociale, e mandej shikueshmëria; ku vetëm në pak ditë një nga videot e programit në rrjetin Tik Tok ka arritur mbi 1 milionë shikime.

Ilda Lumani: “Miqtë e Pasdites” 1.1 milionë shikime
Në një postim të publikuar në mbrëmjen e së premtes Lumani ka ndarë shikueshmërinë e Tik Tok, ku një video me personazh psikologen Nora Malaj; e cila jep një vlerësim për marrëdhënien në çift “Çiftet që zihen më shumë, duhen më shumë”, ka marrë plot 1.1 milionë shikime. Nuk ngelen më pas videot e tjera, të cilat vijojnë në këtë trend, duke treguar se edhe temat shumë të konsumuara, nëse sillen ndryshe bëjnë lajm dhe marrin vëmendje.

Ilda Lumani: “Miqtë e Pasdites” 1.1 milionë shikime
“19 të ftuar në javë! Biseda, tema të ditës, intervista. RTSH më shumë se kurrë një dritare për të gjithë”, ka komentuar përmes një tjetër video, ku ka përmbeldhur copëza të javës  së parë të programit autorja Ilda Lumani, e cila në këtë udhëtim ka zgjedhur një nga imazhet më të dashur televiziv Beniada Nishani, e cila falë natyrshmërisë, vërtetësisë dhe spontanitetit ka marrë menjëherë pëlqimin e audiencës. Personazhe si Kamela Islamaj, Blerta Ristani, Xhesiara Frisku, Efi Dhedhes, Dilan Reka e mandej panele me emra të rëndësishëm nga bota e gazetarisë, librit, jetës sociale si: Nora Malaj, Arta Marku, Arlinda Dudaj, Aida Baro, Dorina Mema,Greiss Petrovicc, Sofokli Çali, Aldor Nini, Redis Kondakcci, e mjaft të tjerë, janë tregues i qasjes së këtij sezoni të “Miqtë e Pasdites”!

Ilda Lumani: “Miqtë e Pasdites” 1.1 milionë shikime

E ky është vetëm fillimi “Miqtë e pasdites”, program që vjen çdo ditë pranë publikut, nga e hëna në të premte, në orën 17:00.

Ilda Lumani: “Miqtë e Pasdites” 1.1 milionë shikime

Ilda Lumani: “Miqtë e Pasdites” 1.1 milionë shikime

Ilda Lumani: “Miqtë e Pasdites” 1.1 milionë shikime

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF