KreuCelebrity

U mashtrua financiarisht nga “Brad Pitti i rremë” me AI, gruaja shtrohet në spital psikiatrik!

U mashtrua financiarisht nga “Brad Pitti i rremë” me AI, gruaja

Gruaja franceze që u bind nga ‘Brad Pitti i rremë’ t’i dërgonte 830,000 euro duke përdorur inteligjencën artificiale, tani po vuan nga “depresioni i rëndë”, është e pastrehë, pa para dhe ka perfunduar në një spital psikiatrik. Avokatja e saj, Laurène Hanna, i tha DailyMail se si klientja e saj etiketohej si budallaqe dhe naive dhe po bullizohej aq pa mëshirë në internet, saqë i fshiu të gjitha profilet e saj në rrjetet sociale.“Anne u përpoq të vriste veten tri herë”, thotë Hanna, por ende përballet me tallje në internet. Viktima u bë objektivi i talljeve pasi zbuloi se kishte dërguar 830,000 euro për të financuar gjoja se një trajtim nga kanceri për aktorin Brad Pitt, e që në fakt nuk ishte aktori i famshem – por një mashtrues që përdori AI.

Anne aktualisht qendron e shtruar në një klinikë të shëndetit mendor. Duke folur këtë javë, Hanna e përshkroi rastin si “të tmerrshem” dhe tha se ishte “e habitur” nga reagimi në rrjetet sociale. “Është sikur të tjerët vetëm tani po zbulojnë se njerëzit janë mashtruar. Mashtrimet e dashurisë në internet nuk janë të reja. Anne nuk është në të vërtetë e vetmja. Ajo që klientit tim i duhet është që t’i jepen disa këshilla të arsyeshme dhe të trajtohen me dinjitet”, deklaroi ajo. Hanna tha se ajo po e ndihmon Anne të ngrejë një padi kundër bankës së saj franceze për lejimin e saj për të bërë transferime kaq të mëdha parash në llogaritë e huaja pa verifikim.

Anne tha se gjithçka filloi kur mori një mesazh në rrjetet sociale nga dikush që pretendonte se ishte nëna e aktorit. Një ditë më vonë, ajo mori një mesazh tjetër nga një profil i paraqitur si Brad Pitt, ku thuhej se nëna e tij kishte folur tashmë shumë për të. Viktima, e cila tha se po kalonte një kohë të vështirë me bashkëshortin e saj milioner, tha se lindi një miqësi të pazakontë me profilin në shkurt 2023, duke marrë këngë dhe mesazhe dashamirëse.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF