KreuCelebrity

Blake Lively akuzon Justin Baldoni për përdorimin e “manualit të abuzuesit” në padinë e tij prej 400 milionë dollarë!

Blake Lively akuzon Justin Baldoni për përdorimin e “manualit

Blake Lively e akuzon Justin Baldonin për përdorimin e “manualit të abuzuesit” në padine prej 400 milion dollarësh kundër saj dhe Ryan Reynolds.

Blake Lively akuzon Justin Baldoni për përdorimin e “manualit

Lively dhe Reynolds u paditën për shpifje nga Baldoni dhe publicistët e tij, që pretendojnë se akuzat për ngacmim seksual të ngritura nga aktorja janë të rreme dhe se Lively ka orkestruar një skemë për të dëmtuar karrierën e tij, thote Telegrafi. Padia e Baldonit është një tjetër hap në një betejë ligjore që ka nisur para Krishtlindjeve, kur Lively e paditi Baldonin për ngacmim seksual dhe një mjedis toksik pune gjatë xhirimeve të filmit ‘It Ends With Us’.

Avokatët e Lively kritikuan ashpër Baldonin, duke e akuzuar atë për hakmarrje dhe manipulim të mediave dhe proceseve ligjore për të mbrojtur vetveten. Në padinë e Baldonit, ai e akuzon Lively-n për përpjekje për të sabotuar filmin dhe për krijimin e një mjedisi të pasivizuar, duke e detyruar atë dhe familjen e tij të qëndronin në një bodrum gjatë premierës.

Baldoni gjithashtu pretendon se Lively nuk e mori seriozisht tematikën e filmit dhe se përdori figura publike për të krijuar një imazh të gabuar të ngjarjeve. Përveç kësaj, Baldoni ka paditur gazetën ‘New York Times’ për shpifje dhe ka akuzuar Lively për orkestrimin e një fushate negative për të manipuluar opinionin publik dhe për të mbrojtur gabimet e saj gjatë promovimit të filmit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF