Ka shkaktuar polemika deklarata e gazetares sportive Sabina Mete, e cila shprehu shqetesim për situatën e marrëdhënieve intime në Shqipëri. Ajo argumentoi se gjithnjë e më shumë meshkuj në vend po tërhiqen nga persona të së njëjtës gjini, duke e vështirësuar krijimin e marrëdhënieve tradicionale.“Unë mendoj që nuk ka meshkuj Shqipëria, meshkuj që të kenë një raport, të krijojnë një raport,” tha Mete.
E pyetur nga Blendi Fevziu nëse situata është vërtet kaq e rëndë, gazetarja u përgjigj: “Shumë e keqe është situata, sepse ti ulesh në një kafe, në një lokal, e pëlqen një çun dhe ai pëlqen një çun tjetër. Çfarë të bëj unë?”
Deklarata e Metes ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku opinioni është ndarë mes mbështetësve të shqetësimit të saj dhe atyre që e kanë kritikuar për generalizime dhe tone paragjykuese.



















