KreuCelebrity

E papritur, gruaja e Kledi Kadiut shtrohet në spital!

E papritur, gruaja e Kledi Kadiut shtrohet në spital!

Bashkëshortja e Kledi Kadiut, Charlotte Lazzari kaloi një moment të vështirë: Mësuesja 32-vjeçare e jogës, ka përjetuar një sëmundje të papritur që e detyroi të kërkonte ndihmë ne urgjencë.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram problemin e përjetuar, teksa shfaqet e shtrirë në shtrat spitali dhe me një serum në krah, ndersa duket se sensibilizon edhe lidhur me nevojen për të degjuar trupin, i cili sic thotë, e kishte paralajmëruar ne fakt për lodhjen, por ajo nuk ia kishte vene veshin këtij sinjali.

E papritur, gruaja e Kledi Kadiut shtrohet në spital!

“Trupi im më bëri të frikësohem, por ndoshta ka të drejtë, sepse thjesht më tregonte se kishte nevojë për pushim”, ka shkruar Charlotte, duke theksuar se kishte injoruar sinjalet e lodhjes dhe streset e grumbulluara. Pas disa ditësh trajtimi në spital, ajo është rikuperuar dhe ka mundur të kthehet në shtëpi, në momentin më të duhur për të festuar ditëlindjen e vajzës së saj Lea, e cila mbushi 9 vjeç.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF