Një tjetër debat ka nisur ditën e sotme mes G-Banit dhe Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke e agravuar situatën.
Konflikti, i cili nisi që në orët e para të mëngjesit, ka vijuar gjatë gjithë ditës dhe ka arritur “kulmin” pak minuta më parë, kur G-Bani është afruar në shtratin ku po qëndronin Egli dhe Gjesti, duke hedhur akuza dhe provokime.
Debati kulmoi kur G-Bani, duke mbajtur qëndrimin e tij, i tha Gjestit, “Do të vijë dita që do të dalësh nga shtëpia, nuk do të rrish gjithë jetës këtu… kur të dalësh takohemi”.
Ky koment ka krijuar edhe më shumë tensionin në atmosferë, ndërsa përgjigjja e Gjesti ishte një miratim i qetë, i cili tha se “nuk kishte problem” dhe se mund të ndodhte kur të donte G-Bani.
Kujtojmë që një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe pritet sonte në mbrëmje të shihet se çfarë vendimi është marrë në lidhje me banorët që kanë bërë sjellje të pahijshme.